1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

PYETESORI: Mamia Doris Behrends nga Bad Salzungen

28 Prill 2010
https://p.dw.com/p/N6zv
Fotografi: DW

Emri:

Doris Behrends

Mosha: 59 vjeç

Vendlindja: Bad Salzungen

Gjendja civile: e martuar

Fëmijë: katër

Profesioni: mami

Shkolla/Kualifikimi:
10 klasë, kualifikim për infermiere dhe mami, kualifikime të tjera të mëtjeshme.


Si e nis ditën ?

Në orën 4.30 bie zilja. Bëj dush me ujë jo të ngrohtë, rregulloj flokët, pi një gotë qumësht, nxjerr qenin për shëtitjen e mëngjezit, përgatis mëngjesin për time bijë dhe për vete. Pastaj shkoj në punë në klinikë me makinë.

Çfarë është për mua tipike gjermane?

Përpikmëria në kohë, besueshmëria, sensi për të mbajtur rregull.


Çfarë është tipike për mua personalisht?

Dëshira për të ndihmuar, sensi i theksuar për familjen, ndjenja e përgjegjësisë: për të gjithë të dashurit e mi, për shtatzënat dhe për nënat që kanë lindur

Ana ime më pozitive është: Të ndihmoj gjithmonë, kur të tjerët kanë nevojë për mua.

Dobësia ime më e madhe:
Nuk them dot jo.

Çfarë kam dëshirë të bëj në kohën e lirë?

Gesichter Deutschlands DoBe
Fotografi: DW


Të rri me familjen, të kem rreth vetes fëmijët dhe nipat e mbesat, të bëj punë dore, të shkoj të notoj, të bëj ski, të dal me biçikletë

Cila është gjella ime e preferuar? Qofte Tyringie me patate me mish rrokoll, mie lakër të kuqe.

Çfarë muzike dëgjoj? Oldies të viteve 70-të – 80-të dhe çfarëdo muzike të re

Përse do të doja të kisha më shumë kohë?

Për vete, për kopshtin, për fëmijët e mi dhe për nipat e mbesat

Kur mendoj për të ardhmen atëherë…? Atëherë bëhem merak. Shëndëti është shumë i rëndësishëm. Siguria e vendit të punës

Motoja e jetës sime është?

Të jem e hareshme, të mos humbas humorin, të ruaj shëndetin, të jem shembull i mirë për fëmijët.