1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tregu i pasurive të patundshme nën presion nga homeoffice

7 Tetor 2023

Një në njëmbëdhjetë ndërmarrje në Gjermani, do të zvogëlojë sipërfaqen e zyrave për shkak të tendecës së re të punës nga shtëpia. Kjo tendencë që po vazhdon nuk u pëlqen aspak agjentëve të pasurive të patundshme.

https://p.dw.com/p/4XE4o
Shumë e preferojnë komoditetin e të punuarit nga shtëpia
Shumë e preferojnë komoditetin e të punuarit nga shtëpiaFotografi: Zacharie Scheurer/dpa/-tmn/picture alliance

Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve nuk kërkojnë të zvogëlojnë sipërfaqen e zyrave, megjithë përhapjen e punës nga shtëpia, homeoffice. Siç bëri të ditur instituti ekonomik i Mynihut, Ifo, vetëm 9,1 përqind e të gjithë firmave kanë planifikuar të bëjnë ndryshime për t'iu përshtatur tendecës së re të punës nga shtëpia. "Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve i ka lënë pa ndryshuar sipërfaqet e zyrave”, deklaroi eksperti i Ifo-s, Simon Krause.

Megjithatë 9,1 përqind kanë planifikuar të bëjnë ndryshime, siç bëri të ditur insituti Ifo në rezultatet e sondazhit të zhvilluar me firmat. Në disa sektorë madje kjo shifër është më e lartë dhe arrin deri në 40 përqind. "Puna nga shtëpia ka shkaktuar rënie të lehtë të kërkesave për sipërfaqe zyrash duke ushtruar kështu presion ndaj tregut të pasurive të patundshme.” Ky zhvillim mund të ashpërsojë krizën në tregun e pasurive të patundshme, i cili ndodhet nën presion për shkak të uljes së përqindjeve të interesit dhe kostove të ndërtimit.”

Zyrë bosh prej tendencës për të punuar nga shtëpia
Që me pandeminë corona shumë zyra vazhdojnë të mbeten pa shfrytëzuar, sepse stafi preferon homeofficeFotografi: Ute Grabowsky//photothek/imago images

Puna nga shtëpia nuk është e mundshme kudo

Mbas shifrave që tregojnë tendencat e përgjithshme fshihen dallime të mëdha. Në sektorin e shërbimit shifra e ndërmarrjeve që kërkojnë të zvogëlojnë zyrat është 11,9 përqind, në industri 8.1 përqind. Shumë firma që kërkojnë të zvogëlojnë zyrat për shkak të punës nga shtëpia, ndodhen kryesisht në sektorin e automjeteve (37,5 përqind), tek prodhuesit e veshjeve (18,6), në sektorin e industrisë së transmetimit (40,3), sektorin e teknologjisë së informacionit (21,0), në sektorin e shërbimit informativ (28,4) si dhe sektorin e reklamave dhe studimit të tregut (34,8).

Në fushën e tregtisë kjo shifër është 3,7 përqind dhe në sektorin e ndërtimit 1,9 përqind, që tregojnë se pak ndërmarrje të këtyre sektorëve kërkojnë të zvogëlojnë sipërfaqen e zyrave.

Sipas të dhënave zvogëlime të sipërfaqes së zyrave janë planifikuar të bëhen nga sektorë ku përdoret shumë puna nga shtëpia. Përkundrazi, vetëm një përqind e të gjitha firmave kërkojnë të rrisin sipërfaqen e zyrave për shkak të mënyrave të reja të punës.

Zyrë pune nga shtëpia - një punonjës me bluzë të kueq para dy monitorëve
Zyrë pune nga shtëpiaFotografi: Ina Fassbender/AFP via Getty Images

Afati i kontratave të qirave nuk ka përfunduar

Instituti Ifo, mban që prej një viti një kuotë konstante punonjësish që punojnë nga shtëpia, kuotë që përbën një të katërtën e gjithë punonjësve. "Pas pandemisë u bë e qartë: Homeoffice ka ardhur për të qendruar,” thotë Krause. Shumë ndërmarrje kanë reaguar tashmë dhe i kanë përshtatur zyrat e tyre me modelet e reja të punës, duke futur ndarjet e tavolinave të punës dhe hapësira më të mëdha për këmbime personeli në ditët kur njerëzit shkojnë në punë.

"Firma të tjera kanë planifikuar të bëjnë përshtatjen vitet e ardhshme, kur të marrin fund afatet e kontratave të qirave të zyrave, që janë ende të vlefshme.