Puç ushtarak në Turqi | Bota | DW | 15.07.2016
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Puç ushtarak në Turqi

Në Turqi ushtria deklaroi se ka marrë pushtetin. Presidenti Erdogan u bën thirrje turqve që të dalin në rrugë e t'u presin rrugën puçistëve. Kryeministri Yildirim deklaroi rezistencë të vendosur.

Pjesë të forcave të armatosura turke deklaruan në orën 23:10 se kanë marrë pushtetin në Turqi, "për të ruajtur rendin demokratik dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut". Më parë kryeministri Binali Yildirim deklaroi në televizion se njësi të ushtrisë kanë nisur një përpjekje për përmbysje.

Yildirim flet për puçin

Yildirim flet për puçin

"Pushteti në Turqi u mor në tërësinë e tij" u bë e ditur në një deklaratë të ushtrisë të lexuar në televizionin NTV. Para aeroportit të Stambollit janë vendosur tanke. Agjencia e lajmeve Anadollu, e afërt me qeverinë tha se shefi i shtabit të ushtrisë turke, Hulusi Aktar është peng i puçistëve.

00:05 "Unë i bëj thirrje popullit turk që të mblidhet në sheshe publike dhe në aeroporte. Unë nuk kam besuar kurrë, se ekziston një pushtet më i madh se i popullit", i deklaroi Presidenti Erdogan stacionit CNN-Türk me telefon. Venndodhja e tij e saktë për momentin nuk dihet. Erdogani tha se puçistët nuk do të kenë sukses.

23:35 Në një deklaratë nga zyra e Presidentit Erdogan thuhet se bëhet fjalë për përpjekje për përmbysje të një pjese të vogël të ushtrisë. "Ky është një sulm kundër demokracisë turke". Turqve u është bërë thirrje të dalin në rrugë. Por ushtria ka shpallur ndërkohë gjendjen e jashtëzakonshme dhe ndalim të gjerë qarkullimi.

23:30 Përpjekja për puç në Turqi ka sipas qarqeve të BE përmasa të mëdha. Pas saj nuk janë vetëm disa forca drejtuese. Ushtria ka marrë kontrollin e aeroportit dhe në vende strategjike në Stamboll, u bë e ditur.

23:20 SHBA dhe Rusia u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të kenë kujdes dhe të jenë vigjilentë. Ministria e Jashtme e SHBA u kërkoi qytetarëve amerikanë që të mos dalin nga shtëpitë.