1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Protesta kundër dhe pro pushtetit në Egjipt

26 Nëntor 2011

Vetëm tre ditë para fillimit të zgjedhjeve parlamentare, në Egjip po zhvillohen protesta kundër dhe pro këshillit ushtarak. Protestat kundër zhvillohen në Tahrir, ndërsa pro gjashtë kilometra më larg.

https://p.dw.com/p/13HXb
Protesta në Kajro
Protesta në KajroFotografi: dapd

Mbi Kajro fluturonte tërë pasditën një helikopterr ushtarak. Ai mbikqyrte dy demonstrata që zhvilloheshin njëkohësisht. Njëra zhvillohej në sheshin Tahrir, ku kohët e fundit rregullisht mblidhen kundërshtarët e këshillit ushtarak, i cili aktualisht mbanë pushtetin në këtë vend. Ndërsa tubimi tjetër zhvillohej gjashtë kilometra më larg në pjesën e Kajros Abasija, ku ishin mbledhur mijëra mbështetës të pushtetit të tanishëm ushtarak.

Ata brohorisnin "armata dhe populli shkojnë dorë për dorë". Atmosfera ishte shumë e tendosur.

Pamje nga protestat
Pro dhe kunër pushtetitFotografi: dapd

„Këshilli ushtarak dhe armata kanë plotësuar të gjitha kushtet që kërkohen prej tyre. Ata kanë zëvendësuar ministrat, ndërsa në prill do të lirojnë edhe vendet ku janë tani dhe do të tërhiqen. Çfarë duan më shumë ata? Të gjithë egjiptasit duhet të jenë të bashkuar", thotë një burrë.

Çfarë duan "ata"

Me "ata" ai mendon lëvizjen demokratike dhe kërkesat e saj për vazhdimin e ndryshimeve në Egjipt. Ata kërkojnë dorëheqjen e marshalit Tantavi dhe tërheqjen e tërë këshillit ushtarak, si dhe dorëzimin e pushtetit në duart e një qeverie civile. Njëkohësisht ata nuk duan që pushteti të dorëzohet në duart e një 80 vjeçari, i cili një herë ishte kryeministër për tre vite me radhë, në kohën e presidentit të rrëzuar nga pushteti Hosni Mubarak. Fjala është për Kamal El Gansurin, i cili të enjten në mbrëmje është emruar nga këshilli më i lartë ushtarak si kryeministër i ri i vendit. Është ky një vendim i cili tek demonstruesit në sheshin Tahrir ka shkaktuar indinjatë të thellë, jo vetëm për shkak të vet kryeministrit të ri, por edhe për shkak të vendimit të këshillit.

Kamal el Gansuri
Kamal el GansuriFotografi: picture alliance/dpa

„Personalisht unë nuk kam asgjë kundër kryeministrit të ri. Por mendoj se ai nuk e gëzon mbështetjen dhe nuk e ka legjitimitetin e revolucionarëve. Besoj poashtu se ai nuk është në gjendje të ribashkojë vendin dhe të zgjidhë problemet ekonomike dhe politike“, pohon ai.

I mendimit të njëjtë është edhe një demonstrues tjetër kundër udhëheqësve të tanishëm.

„Mendoj se çdo ministër dhe një kryeministër i cili e ka mbështetjen e popullit këtu dhe ka një autoritet të pacënueshëm, është i përgatitur për të bërë lëvizje pozitive në vend“, mendon ai.

"Një hajn shkoi tjetri erdhi"

Ndërkohë demonstruesit tjerë në sheshin Tahrir brohorisnin: "Ata e kanë larguar njërin hajn nga pushteti dhe e kanë sjelljur në pushtet një tjetër hajn!". Pasditën e ditës së premte (25.11.) u deklarua edhe vet 78 vjeçari Gansuri, për herë të parë pas emrimit në postin e kryeminsitrit. Ai tha se këshilli ushtarak i ka dorëzuar atij të gjitha kompetencat për të krijuar një qeveri kalimtare funsionale. Por ai edhe një herë nënvizoi se ndoshta nuk do të jetë në gjendje që deri në fillimin e zgjedhjeve të reja të krijojë kabinetin qeveritar. Këto zgjedhje duhet të fillojnë që ditën e hënë.

Autor: Peter Steffe / Bahri Cani

Redaktoi: Eliana Xhani