Protesta kundër presidentit gjeorgjian Mihail Sakashvili
6 Nëntor 2007Reklamë
Në Gjeorgji kanë vazhduar protestat kundër presidenti Mihail Sakashvili. Në qendër të kryeqytetit Tiflis u mblodhën 10.000 përkrahës të opozitës duke kërkuar dorëheqjen e Sakashvilit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale e parlamentare. Si në ditët e mëparshme protesta u zhvillua në mënyrë paqësore. Opozita akuzon kryetarin e shtetit për abuzim me postin, shtypje të kundërshtarëve politikë, si edhe rritje të hendekut mes të pasurve dhe të varfërve në vend. Si qeveria ashtu edhe opozita ndjekin kursin perëndimor.