Preshevë: Shpërthim pranë Kuvendit Komunal
4 Prill 2007Reklamë
Mbrëmë rreth orës 23:00 pranë ndërtesës së Kuvendit Komunal në Preshevë ka
ndodhur një shpërthim i fuqishëm, i cili përveç dëmeve materiale nuk ka patur
pasoja në njerëz. Detonimi ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët, ndërkohë që
ngjarjen e kanë dënuar autoritetet lokale të këtij qyteti. Në vendin e ngjarjes hetimet i kanë kryer organet kompetente, por deri më tash nuk ka pronocime zyrtare, me ç'rast edhe mjeti shpërthyes mbetet enigmatik.