1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Politologu amerikan Goldhagen sulmon "islamin politik"

Peter Philip22 Nëntor 2006

Daniel Goldhagen i parashtron tezat e tij në një debat organizuar nga Qendra federale për edukimin politik në Berlin

https://p.dw.com/p/Aqnx
Politologu dhe historiani amerikan, Goldhagen
Politologu dhe historiani amerikan, GoldhagenFotografi: AP

Politilogu 47 vjeçar Daniel Goldhagen, i shokoi dhe provokoi gjermanët në vitin 1996, kur shkroi në librin e tij me famë botërore, "Ekzekutorëet e vullnetshëm të Hitlerit" se gjermanët jo vetëm që kishin dijeni mbi eliminimin e hebrejve, por ata madje e mbështetën, ose së paku e pranuan. Dhjetë vjet më vonë ai synon të sfidojë të gjithë evropianët. Ai i akuzon ata se i trajtojnë me shumë mendjelehtësi islamistët radikalistë dhe me këtë po ndihmojnë fitoren e "islamit si politikë".

Goldhagen, i cili i ka parashtruar tezat e tij në gazetën liberale radikalistë "New Republic" mundi t'i paraqesë tezat e tij përmes ftesës së qendrës federale për edukimin politik edhe në Berlin.
Nocionin "islami politik" për ato grupe radikaliste, dhe qeveri, të cilat sipas mendimit të tij, ndezin filtrin e konfliktit me perëndimin.

Në radhë të parë këtu futen grupe si Hamasi, apo individë si presidenti iranian, Mahmund Ahmadinxhad, mendon Goldhagen.
Kjo nuk ka të bëjë me islamin si fe, siguron historiani. Por islami si politikë është më i rrezikshëm se sa nacionalsocializmi. Ndër të tjera edhe pse ai himnizon kultin e vdekjes, gatishmërinë për të ndërrmarë akte terroriste dhe vrarë të tjerët.

Për të mbështetur teza të tilla, Goldhagen citon statutin e Hamasit, veçanërisht aty ku bëhet fjalë, që kjo organizatë synon shkatërrimin e Izraelit, duke i dhënë këtij vendi i jep fajin për të gjitha të këqijat e botës: "Hebrejtë sipas statutir të tyre kanë qenë të fshehur pas revolucionit francez, pas revolucioneve komuniste, pas Luftës së I Botërore, pas Luftës së II botërore, dhe kështu me radhë...", vëren Goldhagen.

Sipas tij as Hamasi dhe as Osama Bin Ladeni nuk përfaqësojnë sot islamin si politikë. Atë e përfaqëson Mahmud Ahmadinexhadi, presidenti i Iranit. Mohimi nga e tij i Holokaustit nuk është një akt irracional, por një: "deklaratë përballë perëndimit, se Irani dhe islami politik duan të shtrembërojnë atë që sot dihet si e vërtetë, se Irani dhe islami politik duan të përcaktojnë, kujt i takon respekti dhe kush e përcakton kontekstin e politikës që është e pranueshme për ta."

Për politikanin e diskutueshëm Goldhagen është më se e qartë se Irani synon të ndërtojë bombën atomike. Në deklaratat e Goldhagenit bëhet më se e qartë simpatia e tij me Izraelin, Sharonin dhe Olmertin. Në çështjen e karikaturave të Mohamedit të botuara në Danimarkë, Goldhagen është i mendimit se Europa është trembur para islamit politik. Edhe në rastin e kërcënimeve të bëra ndaj papës, nuk është reaguar me vendosmëri, mendon Goldhagen. Europa duhet të paraqitet më me forcë:

Goldhagen: "Ne jemi të gjithë Papa Benedikti, ne jemi të gjithë danezë, - ne, vetë papa, jemi të gjithë hebrej dhe izraelitë"- mendon Goldhagen.

Për këtë arsye Europa duhet të të bëjë të qartë se "islami politik" nuk pranohet dhe se nuk mund të durohet gjatë që të kërcënohemi apo të mënjanohemi nga përfaqësuesit e tij, thotë Goldhagen. Një apel ky që me radikal dhe me eksplicit as nga Xhorxh Bushi nuk mund të vinte. Kështu qe një ide e mirë e qendrës federale për edukimin politik, që opinioneve të historianit amerikan, Goldhagen t'i vinte përballë, deputetit evropian, Cem Özdemir.

Politikani i të gjelbërve kritikoi para së gjithash që më shumë u fol për Iranin se sa për myslimanët dhe aq më pak për myslimanët në Europë. Özdemir u shpreh se në nocionin islam politik ai bën një diferencim: "Përkufizimi im për islamin politik, nuk ka të bëjë me qëllime për pushtimin e Europës, apo aq më shumë të Shteteve të Bashkuara. Qëllimi i qartë i kësaj lufte, që ne vërejmë qëndron nëbotën islame tek vendet myslimane. Bëhet fjalë për qeverisjen tek vendet islame. Kush do të qeverosë atje: Qeveritë aktuale, Disa të korruptuara, disa më afër perëndimit, disa janë madje aleatët tanë."