Politikanët kosovarë kundër gjeneralit serb, Dragan Paskash | Politika | DW | 02.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Politikanët kosovarë kundër gjeneralit serb, Dragan Paskash

Pjesëmarrja në ceremoninë e ndërrimit të komandave të KFOR-it të gjeneralit serb, Dragan Paskash është kthyer në temë të ditës në Kosovë. Udhëheqësit kosovarë e cilësojnë atë provokim

Kfor- gjatë një operacioni

Kfor- gjatë një operacioni

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës e liderët e subjekteve politike në vend, vazhdojnë të shprehin indinjatën e tyre për pjesëmarrjen e djeshme në ceremoninë e ndërrimit të komandave të KFOR-it, në Prishtinë, të shefit të shtatmadhorisë së ushtrisë serbo-malazeze, Dragan Paskash. Qëndrimin e tij në Kosovë ata cilësojnë provokim dhe fyerje për qytetarët e këtushëm. Udhëheqësit kosovar kanë kërkuar shpjegime nga forcat paqeruajtëse për këtë veprim të KFOR-it, ndërsa, thonë se, asnjëra nga institucionet e Kosovës nuk ishin njoftuar për ardhjen në Kosovë të gjeneralit serb, Dragan Paskash. Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Adem Salihaj, sot, takoi shefin e UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, për t'i shprehur atij pakënaqësinë e qeverisë së Kosovës lidhur me veprimin e komandantit të deritashëm të KFOR-it.
Zoti Salihaj, shpreh vleresimin e tij të lartë për NATO-on dhe trupat e saj në Kosovë. Ai është i mendimit, se komandanti i deritashëm i KFOR-it, Iv de Kërmabo, me ftesën bërë gjeneralit serb për ardhjen në Kosovë, e ka zbehur punën e tij të sukseshme. Pjesmarrja në ceremoninë e ndërrimit të komandave të KFOR-it, të gjeneralit serb, Dragan Paskash, ndërkaq, që nga dita e djeshme dhe sot, vazhdon të jetë temë e pashmangshme e takimeve të niveleve të larta në Kosovë. Kryetari i parlamentit të Kosovës, Nexhat Daci, pakenaqësinë e tij për këtë çështje ja shprehu sot edhe komandantit të ri të forcave paqeruajtëse, gjeneralit italian, Giussepe Valotto.

Ndërkohë autoritetet ndërkombëtare ato civile dhe ushtarake nuk e kanë komentuar pjesëmarrjen në Kosovë të shefit të shtatmadhorisë së ushtrisë serbo-malazeze, Dragan Pakash. Vetë komandanti i deritashëm i KFOR-it, gjenerali francez Iv De Kërmabo, është shprehur, se pjesmarrja në Kosovë e gjeneralit serb, Dragan Paskash, ishte vetëm në kuadër të ceremonisë së ndërrimit të komandantëve të KFOR-it. Të ftuar aty kanë qenë të gjithë ministrat e mbrojtjes të vendeve të rajonit. Sipas tij nuk ka nevojë për shqetësime.

  • Data 02.09.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqta
  • Data 02.09.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqta