Politika energjetike dhe Rusia | Studimi në Gjermani | DW | 10.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Politika energjetike dhe Rusia

Bllokimi i Druzhbës ka ringjallur në Gjermani debatin e anulimit të çmontimit të stacioneve për prodhimin e energjisë bërthamore, anulim, të cilin e kishte vendosur qeveria paraardhëse. Kjo si edhe kritika e ashpër e kancelares Merkel ndaj Rusisë janë temat kryesore të komenteve të gazetave gjermane.

default

E përditshmja berlineze, Der TAGESSPIEGEL tërheq vëmendjen që të mendohet mirë para se të hiqet dorë nga energjia atomike.

"Sigurisht që për përdorimin afatgjatë të energjisë bërthamorë duhet folur hapur. Por fiksimi i datave për daljen nga ajo dhe mosndryshimi i tyre është papërgjegjshmëri, përsa kohë që nuk është e qartë, se kur, çfarë dhe në ç'sasi do të vijë në vend të saj - pa bërë që tö lindin varësi të reja. Me shuarjen e funksionit stand-by dhe një izolim më të mirë të shtëpive tona mund të kursehet shumë - por nuk mund të gënjejmë veten se kjo do tö na zgjidhö problemet."

Gazeta ABENDZEITUNG nga Mynihu kundërshton:

"Kërkesa fillimisht për të ndërprerë ndërprerjen e prodhimit të energjisë atomike duhet kuptuar si sulm paniku... Kërkesa për më shumë atom synon të shtyjë drejt harresës varësinë e pakëndshme, në të cilën është zhytur Republika Federale. Ajo sot do të ishte më e vogël, në qoftë se ata që me ngut kërkojnë atomin, për dekada të tëra të mos e kishin penguar me aq forcë prodhimin e energjisë së ripërtëritshme."

Der MANNHEIMER MORGEN mendon:

"Kush kërkon tani të cënojë mbylljen e reaktorëve bërthamorë, ai zgjedh kështu rrugën më të lehtë dhe cementon strukturat ekzistuese, në vend që të mbështesë transformimin aq të domosdoshëm strukturor në sektorin e energjisë. Zgjatja afatshkurtër e kohës së përdorimit të reaktorëve modernë mund të sjellë dobi në ndonjë rast të veçantë, por pa presionin e politikës ndaj shkencës dhe koncerneve të energjetikës për të zhvilluar deri në vitin 2019 alternativa të tregtueshme nuk ka për të ndryshuar asgjë."

Gazeta BADISCHE TAGBLATT komenton:

"Çfarë komedie, çfarë argumenta fallso.... . Debati rreth energjisë atomike është ... humbje e rrezikshme kohe, sepse ai e largon vëmendjen nga problemi faktik. Kemi të bëjmë me naftën, por jo vetëm atë ruse. Gjermania ka nevojë për një strategji, për t'u pavarësuar prej saj, e prej të gjitha energjive të tjera fosile, por edhe edhe prej teknologjisë së rrezikshme të energjisë atomike. Askush nuk ka pse të gënjej veten: Në s hekullin e 21-të nafta do të shterojë. Kush e vë këtë në diskutim është mendjelehtë."

Bllokimi i furnizimit të naftës ruse për në Evropën Perëndimore e ka prishur atmosferën mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian. Kancelarja gjermane Angela Merkel kritikon Rusinë se duke vepruar kështu është bërë e pabesueshme.

Gazeta ekonomike HANDELSBLATT nga Dyseldorfi për këtë çështje vëren:

"Më në fund! Në një farë mënyre si një klithmë çliruese nga darra e paraardhësit Gerhard Schroeder dëgjohen tonet e reja të kancelares Angela Merkel në adresë të Kremlinit. Me sa duket kanë kaluar kohërat, kur Vladimir Putini fisnikërohej si një demokrat i kulluar, pa bërë përpjekjen më të vogël për ta kthyer vendin e tij në një shtet juridik. Kritika e Merkelit ndaj sjelljes së paparashikuar të Moskës, mbylljes së rubinetit të naftës, është me vend. Sepse ashtu siç po veprohet me Bjellorusinë në grindjen aktuale, nuk mund të veprohet as me fqinjët e as me BE-në."

E përditshmja tjetër nga Ulmi, SÜDWEST PRESSE paralajmëron:

"Ashtu siç po hakmerret sot ndaj Bjelorusisë dhe presidentit të saj rebelues, një ditë Putini do të na bëjë presion edhe neve, kur të mos i pëlqejë diçka. Prandaj edhe deviza e vetme është: Varësia nga këta kantonistë të pasigurtë duhet të jetë sa më minimale. Por edhe varësia nga importimi i uranit dhe nga deportimi final i mbeturinave bërthamore nuk është me mö pak probleme se sa ajo nga nafta a gazi."

Në WESTDEUTSCHE ALLGEMEINE Zeitung nga Esseni shkruhet:

"Fakti që pikërisht është diktatori bjellorus, Lukashenko, ai që po i bën shefat e qeverive evropiane të ndryshojnö politikën e tyre energjetike, tingëllon paksa ironik. Kjo me sa duket është ana e mirë e luftës së rrezikshme për lëndët e para që në të gjithë botën sa vijnë e po pakësohen. Shoku i ri i naftës ka edhe një funksion terapeutik. Ai flet për thyeshmërinë e botës industriale perëndimore, që përtej takimeve të shpejta në raste krizash, duhet të dëshmojë edhe kreativitetin e saj.

  • Data 10.01.2007
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArmB
  • Data 10.01.2007
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArmB