1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Po me kushte

Pritet që një pjesë e madhe e deputetëve të CDU/CSU-së t'i japin Shqipërisë një "Po! me kushte", për çeljen e negociatave me BE.

Pritet që një pjesë e madhe e deputetëve të CDU/CSU-së t'i japin Shqipërisë një "Po! me kushte". Por ekziston edhe një pakicë të vogël, por e fortë, që mendon se Shqipëria nuk është ende gati. Përveç kushteve të mëparshme për reformën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të drogës, reformën zgjedhore, pritet të shtohen edhe kushte si, sqarimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të qershorit 2019, si edhe sqarimi i akuzave për shitblerjen e votave në disa zona.