Pikniku panevropian para 15 vjetëve | Evropa | DW | 19.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Pikniku panevropian para 15 vjetëve

Kur u hap perdja e hekurt

Me heqjen e telit me gjemba të kufirit perendimor me Austrinë fillon para 15 vjetesh në Hungari renia e perdes së hekurt. Në rradhë të parë qytetarë nga Gjermania Lindore duan të shfrytezojnë shpejt mundesitë e para për t´u arratisur në perendim. Qytetaret e parë të Gjermanisë Lindore arrijnë Austrinë në pranverë 1989 nëpër të ashtuquajturin kufiri i gjelber. Por arratisja atehëre shpesh ishte e rrezikshme dhe në rradhë të parë ishte akoma e ndaluar. Një mundesi të sigurtë për të dalë në perendim do të paraqesë një feste e madhe për paqen në kufirin ndermjet Hungarisë dhe Austrisë.
Të jesh në një çader me 20 apo 30 vetë të tjerë dhe të kesh me dhjeteramijera të njëjtin fat. Budapesti në verën 1989. Natët janë për refugjatet plot frikë dhe pasiguri. Thashethemet e të gjitha llojeve qarkullojnë, informacione të sakta nuk ka askush. As qeveria hungareze, as qeveria në Bonn dhe aspak refugjatët vete. Ajo që i bashkonte njerezit nga ish Gjermania Demokratike në Budapest në verën e 1989, ishte shpresa për liri. Cornelia Genscho thotë se ajo nuk ka qenë më kot.
"Shpresat e mia janë plotesuar. Mendoj, se ka shumë rëndësi të rritesh në një vend të lirë, të kesh liri mendimi dhe të mund të bësh gjithçka".

Nderkohe Cernelia Genscho jeton në Bonn. Para 15 vjetesh nga një fshat pranë Dresdenit ajo shkoi me të vëllanë në Hungari. Që andej do të shkohej në perendim, në Republikën Federale të Gjermanisë, ku jetonin nderkohe prinderit e tyre.

"Ne shkuam me makinë. Kishim marrë me vete gjerat që të nevojiten për një javë pushim. Me shumë nuk mund të merrnim, dhe kishim patur fat se shumë vetë nuk kishin asgjë, apo kishin ardhur në kostum banje."

Shumë biles janë perpjekur të kalojnë me not lumin kufitar, Danubin. Jo të gjithë ia kanë arritur thotë Wolfgang Wagner nga shoqata maltese e ndihmes në Bavari. Para 15 vjetesh ai punonte në Budapest.

"Në orën 6 të mengjezit u interesova te punonjësit në çadren e pranimit, se çfarë kishte ndodhur. Ajo që pashë ishte për të të ardhur keq: Pesë djalosha të rinj me rroba të lagura rrinin ulur dhe pinin cigare. Arratisja e tyre kishte filluar me gjashtë vete, por pesë kishin mbërritur. Njëri ishte mbytur."

Dhe keshtu e kanë pësuar disa refugjatë.

Në mes të gushtit pastaj u shfaqën në kampe trakte, që premtonin mundesi për t´u arratisur. Për një feste të paqes për të ashtuquajturin piknikun panevropian kufiri ndermjet Hungarisë dhe Austrisë do të qëndronte i hapur për disa orë. Në fillim shumë refugjatë e konsideruan këtë si grackë të sigurimit të shtetit të Gjermanisë Lindore. Megjithatë natën para piknikut panevropian qindra u nisën në drejtim të Sopronit. Keta gra dhe burra janë shumë të vendosur të rrezikojnë çdo gjë.
Pjesemarresit e piknikut panevropian, sidomos hungareze, po prisnin në qetesi të jepnin të dhenat personale në pikën kufitare ëdenburg, kur një masë e madhe njerezish i turret kufirit me vrap. As rojet kufitare austriake nuk nderhyjnë dhe as rojet hungareze. Prifti Cosma nga Budapesti thotë se rreth 300 refugjatë kanë kaluar këtë ditë kufirin në Sopron. Kush vjen me vonesë kthehet mbrapsht. Zhgënjimi është po aq i madh sa brohoritja në anën tjetër. Perdja e hekurt është mbyllur prapë.
Por rreth tre javë më vonë me 10 shtator, të gjithë refugjatë nga Gjermania Lindore që ndodhen në Hungari lejohen të dalin në perendim. Këtij vendimi i kanë paraprirë bisedime të vështira. Cornelia Genscho kujton se pat zgjatur tre ose kater ditë, derisa arriti në Gjermaninë Perendimore me të vellain dhe u bashkua me prinderit.
"Unë isha atëhere 14 dhe mendoj se nuk e kam kuptuar sa duhet. Isha shumë e re. Ndoshta ka qenë edhe fat per mua që rreziqet nuk i merrja shumë seriozisht si të tilla."
Por ajo tregon dhe se jeta në kampin, ku refugjatet u strehuan në Budapest, karakterizohej nga fryma e ndihmës dhe e solidaritetit.

"Njerezit e dinin se ndjekin të njëjtin qëllim, kanë probleme të ngjashme, duhet ta ndihmojnë njëri-tjetrin në një situatë të tillë."

Me kohë ajo e ka humbur kontaktin me refugjatët e tjere nga Gjermania Lindore. Brenda pak javëve në vere 1989 40 apo 50 000 vete zgjodhen rrugen për në Hungari. Shpresat e te gjitheve nuk do të jenë realizuar.

  • Data 19.08.2004
  • Autor Gerwald Herter
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGd
  • Data 19.08.2004
  • Autor Gerwald Herter
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGd