1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndërron jetë stilisti Pierre Cardin

30 Dhjetor 2020

Pierre Cardin - stilisti vizionar dhe pionier i modës prêt-à-porter për masat - ndërroi jetë në moshën 98-vjeçare.

https://p.dw.com/p/3nLQa
BG Pierre Cardin | 95. Geburtstag
Fotografi: picture alliance/dpa/A. Altwein

Pierre Cardin lindi më 2 korrik 1922, si djali i një tregtari francez verërash pranë Venecias në Italinë veriore. Kur ai ishte ende fëmijë familja u kthye në Francë dhe ai u rrit në qytetin industrial të Shën Etienit.

BG Pierre Cardin | 95. Geburtstag
Fotografi: picture alliance/dpa/A. Garcia

Në moshën 17-vjeçare Cardin nisi një kurs rrobaqepësie. Më vonë u transferua në Paris dhe filloi të punonte si dizajner mode pranë shtëpisë së modës Paquin.

Bildergalerie Pierre Cardin
Fotografi: AFP/Getty Images/P. Parks

Në vitin 1946 ai dizajnoi kostumet si dhe elementet e skenave për filmin legjendar bazuar në përrallën "Bukuroshja dhe Bisha" të poetit dhe regjisorit Jean Cocteau.

Pastaj ai kaloi tek stilisti Christian Dior, ku ndihmoi për krijimin e serisë legjendare "New Look" në vitin 1947. Tre vjet më vonë Cardin themeloi kompaninë e vet të modës.

BG Pierre Cardin | 95. Geburtstag
Pamje nga sfilata e Pierre Cardin "Legende de la Mode", Pekin 2014Fotografi: picture alliance/dpa/H. Hwee Young

Cardin konsiderohet së bashku me Paco Rabanne dhe André Courrèges si krijuesit e modës futuriste.