1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Para pa kufij

Volker Finthammer25 Prill 2007

Parlamenti evropian vendos thjeshtimin e transaksioneve monetare evropiane

https://p.dw.com/p/AqmO
Parlamenti evropian, Strasburg
Parlamenti evropian, StrasburgFotografi: presse

Ministrat e financave të BE-së e aprovuan në fund të marsit, sot kete e bëri parlamenti evropian në Straßburg. Paraja nuk do të njohë së shpejti kufijtë as në transaksionet bankare.

Veprimet bankare do të jenë në të ardhmen më të shpejta dhe më të lira. Këtë e bën të mundur zona e përbashket evropiane e pagesave. Një hap i madh, nga i cili bankat i kanë privuar prej kohesh myshterinjtë e tyre. Tani e gjitha vjen në Straßburg me vendim të BE-së. Viti 2007 mund të behet viti evropian i konsumatorëve. Për tarifat e telefonatave me celulare jashte shteti, për kontratat për shfrytezimin reciprok të hapësirës ajrore në fluturimet ajrore, apo për transaksionet monetare në Evropë. Konsumatorët duhet ta ndjejnë përsëri, se bashkësia ofron më shumë avantazhe sesa disavantazhe. Sidomos në kohët, kur mobiliteti nderkufitar bëhet gjithnjë e më i vetekuptueshëm.

Pagesat e thjeshta dhe të shpejta përtej kufinjve të vendeve do të sjellin kursime të mëdha për ekonominë e BE-së dhe me të vertetë avantazhe praktike për konsumatoret, thotë komisari i BE-së për tregun e brendshem Charlie McCreevy. Shkak për harmonizimin është shtimi i transaksioneve monetare të klienteve privatë dhe biznesit brenda BE-së.

Gjithnjë e më shumë të rinj studiojnë në një vend tjetër të BE-së, gjithnjë e më shumë njerëz në gjendje kanë shtepi pushimi, apo banesa jashte shteti dhe gjithnjë e më shumë pensionistë e kalojnë pleqërinë në vendet me diell dhe gjithnjë e më shumë ndermarrje të vogla dhe të mesme kanë kliente në vendet fqinje. Për të gjithë keta deri tani ka qenë e vështirë dhe e shtrenjtë të transferonin paratë pertej kufinjve, t´i terhiqnin para apo t´i fusnin ata në konto.

Ministrat e financave të BE-së ranë dakord në fund të marsit për një katalog masash, të cilin e aprovon sot parlamenti evropian. Në bazë të tij pas vitit 2008 të gjitha transaksionet monetare në Evropë do të kryhen në të njëjtat kushte. Përveç kesaj nga viti 2012 shuma e të hollave do të figurojë në konto pas një dite në cdo vend anëtar të BE-së. Në të ardhmen mjafton një konto në një vend të BE-së, për të kryer të gjitha veprimet bankare në BE.

"BE me projekte të tilla mund të tregojë konkretisht, se çfare i sjell kjo qytetareve dhe çfare rëndësie ka kjo. Unë shoh ketu një hap tjetër të rëndesishem, dhe shpresoj se direktiva do të zbatohet në mënyrë respektive", thote deputeti gjerman në parlamentin evropian Alexander Radvan.

Por ende mbeten çeshtje të hapura, si p.sh. se çfare ndodh me gabimet gjatë transmetimit dhe sa shpejt iu kthehen klienteve shumat e terhequra gabimisht. Bankat mund të kenë pasoja, nqs nuk do të veprojnë në interes të konsumatorit, tha Radvan.
Reagimet e sektorit të financave janë deri tani të ndryshme. Bashkimi bankar evropian EBF, që perfaqëson bankat e komercit, e pershendeti marreveshjen.

Pagesat evropiane bankare mund të realizohen prej nentorit 2009, për shkak të parametrave të ndryshme kombëtare, kur të ketë më në fund siguri juridike për zbatimin e direktivave. Bankat gjermane kritikuan afatin e shkurter të realizimit. Kete e beri në parlamentin evropian edhe deputeti kristiandemokrat Karsten Hoppenstedt.
"Një afat zbatimi prej dy ditesh pune, pa rregull përjashtimi, do të ishte për boten financiare evropiane me i thjeshte, gjithsesi më ekonomik."