Të gjitha problemet me të cilat merret Pakti i Migracionit kanë të bëjnë me njerëzit që kanë migruar. Kur flitet për migracionin, flitet për njerëzit në lëvizje.
Parashikimet tregojnë se për shkaqe të ndryshme që janë duke u studiuar, migracioni do të jetë në rritje. Parashikimet demografike, ndryshimi i natyrës së punës, teknologjitë e reja, pasojat e ndryshimit të klimës do ta kthejnë realitetin e mobilitetit njerëzor në sfidë, nëse nuk menaxhohet në mënyrë kooperative.