Përkujtohet Buhenvaldi | Gjermania | DW | 04.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Përkujtohet Buhenvaldi

Në ish kampin e përqendrimit të nazistëve, Buhenvald, në afërsi të Vajmarit, u zbulua në fundjavë një gur përkujtimor për viktimat homoseksuale të sundimit nacionalsocialist

Mbas 60 vitesh-Buchenwald

Mbas 60 vitesh-Buchenwald

'Në përkujtim të burrave homoseksualë që kanë vuajtur këtu", është shkruar mbi gurin e thjeshtë gëlqeror. 650 të ashtuquajtur të burgosur me këndin rozë kanë qenë të regjistruar në Buhenvald. Shumë prej tyre nuk dolën të gjallë. Përpjekjet për të ngritur këtë gur përkujtimor kanë villuar që nga mesi i viteve 90/të. Në vitin 2005 u formua një nismë përbërë nga persona privatë, shoqata dhe lidhje homoseksualësh nga landi i Thyringenit, që u angazhuan për ngritjen e përmendores dhe financimin e saj. Njëra nga nismëtaret është Sabine John:

"Është e vërtetë që ky grup viktimash është lënë në harresë, kjo vihet re edhe në librat e historisë dhe studimet shkencore. Me anë këtij guri ne duam pikërisht që të tërheqim vëmendjen e vizitorëve të Buhenwaldit për ta."

Kampi i përqëndrimit Buhenwald ishte njëri nga më të mëdhenjtë në kohën e nacionalsocializmit. Në periudhën korrik 1937 deri prill 1945 , deri sa u çlirua nga forcat ruse, aty janë mbajtur të burgosur gjithsej 250 mijë vetë nga të gjitha vendet e Evropës,

Guri i ngritur në përkujtim të homoseksualëve ndodhet pikërisht në afërsi të atij për dëshmitarët e Jehovait dhe të të ashtuquajturëve dezertorë të ushtrisë gjermane, Wehrmacht-it.

Diskriminimi i homoseksualëve në Gjermani pat vazhduar edhe më vonë. Në vitin 1957, Gjykata Federale Kushtetuese, e pat cilësuar homoseksualizmin si shkelje të ligjit zakonor. Por në periudhën e nazizmit homoseksualët ishin viktima eksperimentesh mjekësore:

"Arrestimi i tyre sigurisht që ishte kulmi i diskriminimit, sepse shumë shpesh ai përfundonte me vdekje," - thotë Folker Knige, drejtor i Përkujtimores së Buhenvaldit. "Homoseksualët në kamp kanë qenë gjithmonë në rangun më të ulët. Ata caktoheshin gjithmonë në kompaninë e të dënuarve, dhe viheshin në punët më të rënda, për shembull për të thyer gurë. Shumë prej tyre nuk e përballonin dot dhe vdisnin".

Në të ashtuquajturin burgim mbrojtës gjatë viteve të nazizmit në Gjermani janë mbajtur gjithsej rreth 10.000 burra. Nazistët i mbanin për "degradime që shkatërrojnë racën". "Burrat me këndin rozë" kanë tani një përmendore të përhershme në Buhenvald.

  • Data 04.09.2006
  • Autor Maria Sokolovksi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqzZ
  • Data 04.09.2006
  • Autor Maria Sokolovksi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqzZ