Përmbajtja e programit dhe redaksia
9 Shtator 2014Programi: Deutsche Welle është institucion publik mediatik gjerman për botën e jashtme, që ofron një përmbajtje multimediale në 30 gjuhë. Në fokus janë zhvillimet në Gjermani, në Evropë dhe në botë, për të cilat raportohet në mënyrë të paanshme dhe gjithëpërfshirëse. Programi shqip i Deutsche Welle-s i filloi transmetimet në radio më 1 qershor 1992. Sot Deutsche Welle në shqip ofron një përmbajtje të pasur informative në internet, e cila aktualizohet çdo ditë, në një proces ristrukturimi të pandërprerë. DW shqip transmeton përmes partnerëve në rajon edhe edicionin e përjavshëm televiziv "Europa Sot". Ky edicion transmetohet nga televizionet partnere në Rajon: News 24, RTK, MRT dhe TV-Spektri.
Redaksia shqip e DW-së përbëhet nga një ekip gazetarësh me përvojë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Redaktorë në qendrën e DW-së në Bon janë: Angjelina Verbica, Auron Dodi, Bahri Cani, Lindita Arapi, Pandeli Pani, Vilma Filaj-Ballvora.
Zhvillimet në rajonin e Ballkanit në fokusin e DW
Raportimi nga terreni përbën një nga pikërëndesat e ofertës së DW në shqip. Për këtë kujdesen korrespondentët në Ballkan - në Shqipëri: Ani Ruci, Arben Muka, në Kosovë Bekim Shehu, në Maqedoni Fatos Musliu.
Kontakt:
Deutsche Welle
Albanische Redaktion
Kurt-Schumacher-Str. 3
D -53110 Bonn
Deutschland
E-mail: shqip@dw.de
http://www.dw.de/albanian