1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Origjina e vërtetë e Pashkës

4 Prill 2026

A e ka Pashka vërtet origjinën nga një perëndeshë gjermanike e harruar? Çfarë fshihet pas mitit të Ostarës dhe pse të krishterët janë ende të ndarë rreth një pyetjeje kyçe?

https://p.dw.com/p/5BfqC
Zbukurime me vezë për Pashkët në Gjermani
Pranvera është stina e pjellorisë, dhe lepujt, qingjat dhe vezët janë simbole të saj. Fotografi: Pia Bayer/dpa/picture alliance

A e dini se kisha ka kaluar shekuj duke debatuar rreth ҫështjes se cila është historia e vërtetë e Pashkës?

Shumë kohë para Krishtërimit njerëzit në të gjithë Evropën festonin ardhjen e pranverës. Këto festa të lidhura me ekuinoksin e marsit, shënonin fundin e dimrit dhe rikthimin e jetës. 

Ekzistojnë shumë histori për festivalin gjermanik të Ostarës, perëndeshës së pranverës, e cila ishte në qendër të festimeve dhe që shoqërohej nga kafshë të egra. 

Promovimi nga nazistët

Legjenda e saj u bë e famshme në Gjermani në shekullin e 19-të, nëpërmjet koleksionit mitologjik të Jakob Grimmit. Nazistët e promovuan fuqimisht atë si një figurë të identitetit gjerman.

Skenë nga festimet e Pashkës në Panama
Me përhapjen e Krishtërimit, Ringjallja e Jezusit u lidh me traditat e vjetra pagane të pranverës. Fotografi: Matias Delacroix/AP Photo/dpa/picture alliance

Megjithatë kërkimet e kohëve moderne sugjerojnë se legjenda u shpik pikërisht në atë kohë,nuk ishte kurrë pagane dhe se perëndesha mund të mos ketë ekzistuar kurrë.

Përkundrazi, thuhet se emri anglisht për festivalin rrjedh nga latinishtja "albis”, më vonë "eostarum” që do të thotë "agim”.

20 apo 21 mars? 

Me përhapjen e Krishtërimit, Ringjallja e Jezusit u lidh me traditat e vjetra pagane të pranverës.  Por kishte një problem: data e propozuar e Kryqëzimit nuk përputhej me ekuinoksin e pranverës. Kështu nisi dhe debati.

Kisha Romake Perëndimore tha se Pashka duhet të bjerë gjithmonë të dielën. Kisha Lindore e lidhi Kryqëzimin drejtpërdrejt me Pashkën. 

Spanjë Zamora 2026 | Pamje nga procesionet e Pashkëve
Kisha Romake Perëndimore tha se Pashka duhet të bjerë gjithmonë të dielën. Kisha Lindore e lidhi Kryqëzimin drejtpërdrejt me Pashkën. Fotografi: Cesar Manso/AFP

Kjo mosmarrëveshje zgjati për shekuj me radhë derisa Këshilli i Nikesë i mbledhur në vitin 325 vendosi: Pashka është e diela e parë, pas së hënës së parë të plotë që pason ekuinoksin e pranverës.

Njerëzit vazhduan të debatonin për datën e saktë edhe shumë kohë pas kësaj teorie. Kjo është arsyeja pse shumë emra evropianë për Pashkën rrjedhin nga fjala hebreje "Pesach", e cila përmes latinishtes u përhap në gjuhë të tjera si spanjisht "Pascua", në danisht "Påske" apo shqip "Pashkë”.

Po lepuri dhe vezët?

Pranvera është stina e pjellorisë, dhe lepuriështë simbol i saj. Ndërsa pulat kanë një cikël natyror kur lëshojnë vezët, i cili arrin kulmin në pranverë.

Buka e ëmbël e Pashkëve