1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Orhan Pamuk ndërmjetësues ideal mes orientit dhe oksidentit

13 Tetor 2006

Në qendër të shtypit të sotëm gjerman është nderimi me çmimin Nobel për letërsinë i autorit turk Orhan Pamuk

https://p.dw.com/p/ArnV
Fotografi: AP

"Trierischer Volksfreund" shkruan:

"Çmimi Nobel i akordohet këtë vit një përfaqësuesi të arsyes praktike, i cili do të shërbente si një ndërmjetësues ideal mes orientit dhe oksidentit. Kjo është një shenjë që të jep zemër. Ata që u kundërvihen qëndrimeve dhe mendimeve të një kampi janë urgjentisht të domosdoshëm."

Gazetatat iu kundërvihen mendimeve se Pamuk u nderua me këtë çmim në radhë të parë nisur prej motivesh politike. "Neue Ruhr/Neue Rhein Zeitung" (Essen) shkruan:

"Natyrisht që çmimi i Nobel për letërsinë është edhe një çmim politik, sepse letërsia është gjithmonë edhe politikë, madje edhe pikërisht atëhere kur e refuzon politikën. Por Orhan Pamuk nuk u nderua me këtë çmim, spese mbajti që qëndrim politik opotun ndaj luftës së kulturave. Pamuk u nderua me këtë çmim, sepse si një njeri që jeton mes kulturave të Lindjes dhe të Perëndimit i pajisur me një shqisë të qartë vlerësimi, ai është një tregimtar i madh, i cili ka zgjedhur për të treguar historinë e veçantë të kulturës së tij të pasur një gjuhë të lehtë dhe tej për tej individuale."

"Nürnberger Nachrichten" shkruan:

"Interpretimi i nderimit të Pamukut si një akt në radhë të parë politik nuk është i drejtë. Sepse Pamuku nuk është vetëm një njeri politikisht aktiv, gjë që ndjehet edhe në letërsinë e tij, por ai është edhe një romancier, i cili di të shkruajë me një gjuhë poetike që të mbërthen. Njerëz si Pamuku janë sot më të domosdoshëm se kurrë."

"Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan:

"Pa Perëndimin, pa vlerat e kulturës perendimore dhe pa racionalitetin dhe reflektimin që ka sjellë Perëndimi, Pamuku nuk mund të përfytyrohej. Ai është autori që ka dalë prej elitës së re moderne dhe të amerikanizuar të Ankarasë dhe Stambollit. Sa mirë që një elitë e tillë ekziston, sepse ajo si edhe vetë Pamuku janë fronti i skajshëm i stilit perendimor të jetesës dhe bindjeve të tij. Jo vetëm ne duhet ta kuptojmë fenë islame. Një gjë të tillë ne po e bëjmë madje deri në vetësakrifikim. Edhe kulturat islamike duhet që më në fund të përpiqen për të na kuptuar ne. Përpara se të fillojmë që të flasim sërish prë dialogun e kulturave dhe për faktin që Pamuku ngërthen në veprat e tij stilin tregimtar oriental me skepticizimin perendimor, duhet të bëjmë një gjë të qartë: Pamuku përfaqëson Perëndimin, për sa kohë me këtë fjalë asociojmë lirinë, autonominë dhe humanizimin."

Temë tjetër e gazetave të sotme gjermane është rasti in fundit i rrëzimit të avionit në Nju-Jork:

"Para pesë vjetësh, pas sulmeve terroriste të Al Kaidës, SHBA-të morën të gjitha masat e mundshme për çështjet e sigurisë. Përse tani janë liberalizuar kaq shumë masat e dikurshme në lidhje me fluturimet? Makinat mund t'i ndalosh, avionët jo, ose të paktën jo kaq shpejt. Dhe kush na siguron se nuk do të dalë sërish ndonjë i marrë që dëshiron të shkatërrojë në mënyrë demonstrative simbolet e palëvizshme të Amerikës, qoftë kjo edhe statuja e lirisë? Për të bërë një gjë të tillë nuk ka nevojë të rrëmbesh ndonjë avion të madh pasagjerësh, sikurse na bënë së fundi të qartë pamjet me djegien e ndërtesës në East River."

Qëndrojmë tek avionët duke ndërruar gjithësesi temë. "Ostsee-Zeitung" trajton krizën e avionit airbus.

"Do të fluturojmë apo nuk do të fluturojmë? Kjo është pyetja përgjigjen e së cilës po presin prej disa javësh 22.000 punonjës të airbusit në Gjermani. Por në vend që t'u japë një përgjigje të saktë, shefi i ri i koncernit Louis Gallois, vazhdon t'i lërë në mjegull inxhinjerët dhe teknikët e fabrikave ku prodhohet ky avion. Ata e dinë prej dy ditësh se disa "do të fluturojnë nga puna", sepse do të ketë shkurtime. Por gara mes fabrikave se cila prej ytre do të jetë më e forta për të mbijetuar, për të cilën bën thirrje shefi i koncernit është një lojë e tuprshme me frikën e atyre që mund të mbeten të papunë. Gallois duhet t'i japë fund kësaj."