1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Optimizem dhe siguri

Esther Saoub4 Maj 2007

Në Sharm el Sheik të Egjiptit përfundoi sot konferenca nderkombetare për Irakun

https://p.dw.com/p/ArIi

Ishte, sikur të gjithë pjesëmarrësit në konferencë të kishin bërë me fjalë që të perhapnin optimizëm. Ministrja e jashtme e SHBA Kondoliza Rice pranoi biles edhe shakatë, kur një gazetare e pyeti për të disaten herë, se përse nuk e ka takuar ministrin e jashtem irakian. " A i keni shkuar pas, dhe ai ju ka kthyer", e pyeti ajo
"Përse? Pyeteni atë, por unë nuk i shkoj kujt normalisht pas."
Edhe ministri i jashtem gjerman Steinmeier ishte mjaft i kenaqur me konferencen. Frank-Walter Steinmeier tha.
"Kjo konference hap për herë të parë prej vitesh një rrugë të drejtperdrejtë dialogu ndermjet shteteve fqinje të Irakut dhe Irakut vetë, biles edhe ndermjet shumë shteteve fqinje të Irakut me njeri-tjetrin hapet ky dialog. Unë besoj, se kjo është e rëndësishme, sepse si shumë probleme qëndrore që kemi në Irak dhe gjendja e sigurisë është dramatike problemet janë tani të asaj natyre që i kanë kapercyer kufinjtë, prandaj ne duhet të perpiqemi të gjejmë zgjidhje, që i kapërcejnë kufinjtë dhe prandaj perfshirja e fqinjëve është kaq e rendesishme."
I vetmi që nuk kercente në rradhë ishte ministri i jashtem iranian Manuher Motaki. Ai sulmoi ashper politikën amerikane në Irak dhe foli për një pushtim të pajustifikuar të vendit. Por edhe ai mbështet deklaratën përfundimtare të konferencës, në të cilën janë përcaktuar reforma të thella shoqërore dhe ekonomike për Irakun, që në një periudhe afatgjatë duhet të çojnë në pajtimin kombëtar dhe në më shumë stabilitet. Një rol kryesor luan ketu krijimi i ushtrisë irakiane. Ministri i jashtem i Egjiptit, Ahmed Abdul Gheit:
"Deklarata thekson, sa e rendesishme është, që të ndihmojnë qeverinë irakianë për të ngritur një ushtri kombetare, që përfshin të gjitha sektet dhe etnitë. Kjo do t´i japë fund mandatit të forcave multinacionale dhe me kerkesë të qeverisë irakiane në përputhje me KS të OKB-së dhe në bazë të një plani kohor, që të jetë i përshtatshëm për Irakun."
Tri grupe pune do të merren në të ardhmen me problemin e kontrollit të kufirit me ceshjten e kthimit të shpejtë te rreth dy milionë refugjateve dhe më veshtirësitë, të cilat lindin në importimin e elekricitetit dhe benzinës nga shtetet fqinje.
Edhe një herë ministrja e jashtme e SHBA theksoi rendesinë e fqinjeve për më shumë stabilitet në Irak.
"Tani fqinjet kanë mundesinë, që të plotesojnë detyrimet, për të cilat janë shprehur sot të gatshem. Ne të gjithë, fqinjet e Irakut së bashku me bashkesinë nderkombëtare duhet të përcaktojmë se si do te kontribuojmë për stabilitetin e Irakut."

Për takimin e saj me homologun sirian Rice tha, se ka patur perparime në cështjen e përmiresimit të kontrollit kufitar. Me Iranin ka patur kontakt në nivel amlbasadoresh. SHBA akuzojnë të dyja shtetet, se lejojnë furnizimin e kryengritesve irakiane permes kufirit te tyre. Edhe fqinjet sunite, qe konsiderohen te moderuar, perfaqesojne një qëndrim të prerë në çështjen e pajtimit kombetar. Ministri i jashtem gjerman Steinmeier.
"Arabia Saudite ka luajtur dje një rol kyc në konferencën "Iran Compact", synimi i së cilës ishte mbledhja e mjeteve financiare dhe marrja e premtimit të qeverisë irakiane, për të kontribuar vete në konsolidimin dhe stabilizimin e gjendjes së brendshme dhe sot kanë kerkuar që në rradhë të parë qeveria irakiane të ndjekë procesin e pajtimit të brendshem dhe t´i varë prej saj shanset e suksesit të të gjitha ndihmave të tjera nderkombëtare."