Olmert dhe Mubarak optimistë
20 Nëntor 2007Reklamë
Pak ditë para fillimit të konferencës për Lindjen e Afërt në SHBA kryeministri izraelit Ehud Olmert dhe presidenti egjiptian Hosni Mubarak kanë shprehur optimizëm të matur për kapërcimin e konfliktit izraelito-palestinez. Pas një takimi në Sharm el Sheih të Egjiptit Olmert tha, se shpreson që në vitin 2008 të arrihet marrëveshja përfundimtare me palestinezët. Mubarak u tregua i gatshëm që të shkojë në Izrael, nqs kjo mund të ndihmojë për kapërcimin e konfliktit. Ministrat e jashtëm të shteteve arabe konsultohen të enjten dhe të premten në Kairo për qëndrimin e tyre ndaj konferencës për Lindjen e Afërt.