1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ofensivë kundër shpejtësisë tepër të lartë me automjete

Antje Binder/ Bahri Cani2 Nëntor 2012

Në rrugët e disa landeve të Gjermanisë janë shtuar kontrollet me radarë. Por shumë ekspertë e kontestojnë këtë metodë dhe sugjerojnë metoda të tjera më efikase.

https://p.dw.com/p/16b4h
Kontroll i qarkullimitFotografi: PA/dpa

Shpejtësia tepër e lartë është shkaktari numër një i fatkeqësive në rrugë. Në krahasim me vendet e tjera evropiane, Gjermania radhitet diku nga në mesi. Në vitin 2011 është rritur për herë të parë në 20 vitet e fundit numri i shkeljeve të rregullave. Në landet Saksoni e Poshtme dhe Renania Veriore - Vestfalia janë bërë kohët e fundit disa kontrolle me kohëzgjatje prej 24 orësh dhe janë kontrolluar mbi 800.000 automjete

"Më shumë se çdo i treti ka vdekur në vitin 2011 në trafik për shkak të shpjetësisë tepër të lartë. Ndaj duhet të ketë një kontroll më rigoroz“, thotë ministri i Brendshëm i NRW-së Ralf Jäger.

Metodat kontestuese

Qëllimi i kontrolleve me radarë është i kontestueshëm. Në veçanti në rastet kur dihet se do të ketë kontrolle të shpeshtuara, sepse shoferët kanë më shumë kujdes, thotë psikologu Karl-Friedrich Voss. Sipas tij, fatkeqësitë nuk mund të evitohen me radarë, sepse shumë shpesh njerëzit e kuptojnë se janë kapur në flagrancë vetëm kur u vjen letra me postë për gjobën. "Me rëndësi është që menjëherë pas gabimit shoferët të ndalohen dhe t'u thuhet se kanë gabuar, dhe jo disa javë më vonë", pohon ai.

Flash-Galerie Unfälle Amtsgericht Massenfreispruch für Temposünder
Në rrugët e Gjermanisë janë shtuar kontrollet me radarëFotografi: picture-alliance/dpa

Në një studim të kryer në fillim të vitit thuhet se as kontrollet masive nuk ndihmojnë për përmirësimin e gjendjes. Kjo për faktin se, për shembull, numri më i madh i fatkeqësive me pasoja në njerëz bëhen nga shoferët nën moshën 25 vjeç, të cilët dalin në rrugë me makinë kryesisht ne fundjavë. Ndërkohë që në fundjavë kontrollet e policisë janë më të rralla. Më së shumti kapen për shpejësi mbi normën e lejuar personat e moshës deri në 44 vjeç, që shkojnë në punë me vetura.

Deutschland Verkehr Polizeifahrzeug für Videoaufnahmen zum Datenabgleich
Shpejtësia për të ngarë automjetin në Gjermani kuptohet si një liri individuale.Fotografi: picture-alliance/dpa

Vetëdija dhe pasojat

Eksperti Michael Schreckenberg, beson se problemi mund të zgjidhet me sqarime dhe ndërgjegjësim dhe jo me dënime. "Nuk ka asnjë vend tjetër ku jeta e njeriut është më e rrezikuar se sa në trafik. Ndaj këtu duhen bërë më shumë shpjegime", thotë Schreckenberg. Ai ka bërë edhe një studim ku shihet se njerëzit janë shumë pak të vetëdijshëm për pasojat.

"Ata ndalen dhe mendohen pak, vetëm kur u tregon xhirimet e policisë për gjërat që ndodhin në rrugë", thotë ai. Shpejtësia për të ngarë automjetin në Gjermani kuptohet si një liri individuale. Gati 50 % e autostradave në Gjermani nuk ka ndonjë kufizim shpejtësie. Edhe në rrugët lokale në Gjermani vozitet më shpejt se sa në vendet e tjera. Ndërkohë që pasojat janë shpesh të paqarta.

Schreckenberg shpjegon se në fatkeqësitë që ndodhin kur një veturë shkon me shpjetësi prej vetëm 50 km/h, vdesin mbi 60 % e njerëzve. Informacionet e tilla duhet të jepen edhe në shkollat për patentën e shoferit. Njerëzve u sugjerohet që të blejnë një veturë më të sigurt, por kur qëllon në një mur me një shpejtësi prej 100 km/h pasoja është - vdekja.

Denimi më efektiv - marrja e lejes

Dënimet në Gjermani për shkeljen e rregullave janë më të vogla se në vendet e tjera të Evropës. Në shumë vende të Evropës, dënimet janë shumë më të larta. Në Britaninë e Madhe, për shembull, për tejkalimin e shpejtësisë shteti të gjobit me deri në 3000 euro. Ndërsa dënimi më i lartë me para në Gjermani është 680 euro. Schreckenberger pohon se dënimet me para nuk mjaftojnë. Dënimi i vetëm efektiv, sipas tij, është pezullimi i lejes së qarkullimit.

Unfall mit Auto, Kind und Fahrrad
Shpejtësia tepër e lartë është shkaktari numër një i fatkeqësive në rrugëFotografi: picture-alliance /dpa