1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

241011 EU Analyse

24 Tetor 2011

Vendet e euros po ecin gradualisht përpara drejt stabilizimit të qëndrueshëm në kushtet e krizës së euros. Siç pritej, samiti i eurozonës të dielën në mbrëmje (23.10.2011) përfundoi pa rezultate konkrete.

https://p.dw.com/p/12xob
Front row left to right, Italian Prime Minister Silvio Berlusconi, Irish Prime Minister Enda Kenny, European Commission President Jose Manuel Barroso, French President Nicolas Sarkozy and Lithuanian President Dalia Grybauskaite and Poland's Prime Minister Donald Tusk. Second row left to right, Belgium's Prime Minister Yves Leterme, Spain's Prime Minister Jose Luis Rodriguez Zapatero, Sweden's Prime Minister Fredrik Reinfeldt, Czech Republic's Prime Minister Petr Necas, Slovenian Prime Minister Borut Pahor and Portugal's Prime Minister Pedro Manuel Passos Coelho pose for a group photo at an EU summit in Brussels on Sunday, Oct. 23, 2011. (Foto:Michel Euler/AP/dapd)
Analizë e samitit të BE në fundjavëFotografi: dapd

Një numër qeverish theksuan në fakt se po bëhen përparime me një paketë të zgjeruar masash. Vendime në lidhje me Greqinë, ose për një paketë të efektshme për shpëtimin e euros do të merren të mërkurën, kur 27 qeveritë e BE do të takohen përsëri në Bruksel. Pozicionet u afruan të dielën, sidomos në çështjen e rikapitalizimit të bankave dhe forcimit ombrelës së shpëtimit të euros EFSF.

Për të forcuar murin mbrojtës përreth eurozonës

Reduktim i borxhit për Greqinë, rekapitalizim i bankave, leva për fondin e shpëtimit: Këto duhet të jetë hapat, që duhet të hedhë Evropa për të përballuar krizën e borxhit. Ky ishtë rezultati i takimit treditor i Bashkimit Evropian, siç nuk e ka përjetuar Brukseli kurrë më parë. Por këto janë vetëm hapat për të forcuar murin mbrojtës përreth eurozonës. Në fakt fjala është për më shumë: Fjala është për fatin e Evropës. Prandaj plani i madh, i cili tani duhet paraqitur dhe vendosur të mërkurën, duhet të ketë vërtetë sukses. Shanset nuk janë të këqija, thotë Michael Huether, shef i Institutit të Ekonomisë Gjermane: „Tani janë dy çështje mbi tryezë, për të cilat është i mundur konsensusi. Nëse Evropa e zgjidh deri në mesin e javës, atëherë besoj se pas këtij samiti do të rritet qetësia në tregje.“

Kryeministri italian Silvio Berluskoni në samitin BE- së
Kryeministri italian Silvio Berluskoni në samitin BE- sëFotografi: dapd

Me këtë pajtohet edhe Michael Heise. Ai është kryeekonomist i Grupit Allianz, një nga ofruesit kryesorë në botë të shërbimeve financiare: "Unë besoj gjithsesi se po ndërmerret një hap në drejtimin e duhur. Tani janë disa elemente zgjidhjeje në tavolinë, që, të marra së bashku, mund të çtensiononin situatën në tregjet financiare. Unë mendoj se gjithçka është shumë premtuese."

Hap në drejtimin e duhur

Sigurisht që është ende e hapur, se sa i madh  do të jetë shkurtimi i vërtetë i borxhit për Greqinë. Por duke patur parasysh shifrat e reja alarmante për situatën katastrofike financiare të Athinës, kreditorëve privatë ndoshta do t'u duhet të heqin dorë të paktën nga gjysma e kërkesave të tyre. Kjo nga ana tjetër nuk do t'u bënte mirë disa bankave. Kështu që ata duhet të pajisen me kapital të freskët, në rast nevoje nga shtetet. Dhe së fundi të 440 miliardë eurot e fondit të shpëtimit, EFSF, duhet të rriten ndjeshëm përmes të ashtuquajturave leva. Këtu është duke u kërkuar një zgjidhje për t'u siguruar blerësve privatë të obligacioneve shtetërore një pjesë të rrezikut të humbjes, një lloj sigurimi. Michael Heise e mbështet këtë: "Ky koncept është kritikuar shumë, për shkak se mund të sjellë rreziqe të tjera. Por kur e sheh nga afër, atëherë ai është një koncept shumë efikas, për të aplikuar në mënyrë shumë efektive burimet e kufizuara, që vënë në dispozicion taksapaguesit në Evropë.”

Presidenti francez Nicolas Sarkozy, në samitin BE- së duke folur me kryeministrin spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero
Presidenti francez Nicolas Sarkozy, në samitin BE- së duke folur me kryeministrin spanjoll Jose Luis Rodriguez ZapateroFotografi: dapd

Propozimi francez për integrimin këtu të Bankës Qendrore Evropiane nuk është më aktual. Një vendim i mirë, mendon Michael Huether: "Është gjithsesi shumë e rëndësishme. Nuk duhet të ketë më një përzierje të mëtejshme të politikës monetare dhe politikës financiare. Një licencë bankare për EFSF do të kishte hapur mundësitë e rifinancimit nga Banka Qendrore Evropiane. Kështu politika monetare do të kishte qenë e përfshirë përsëri në zgjidhjen e çështjeve financiare.”

Borxhet e mëdha të disa shteteve, duhen eliminuar efektivisht

Edhe këtu ekspertët duhet të bëjnë shumë llogari dhe të luajnë me modele, por Michael Heise shpreson se treshja: shkurtimi i borxhit, stabilizimi i bankave dhe forcimi i fondit të shpëtimit mund të jetë një zgjidhje e mirë provizore.

“Kjo e marrë në tërësi do të jetë e mjaftueshme për t'i dhënë një shtysë tregjeve të enjten. Megjithatë e rëndësishmja në një periudhë afatmesme është, se thelbi i problemit,  borxhet e mëdha të disa shteteve, duhen eliminuar në mënyrë efektive. Kur ua sinjalizon këtë tregjeve dhe merr vendime politike, që e lidhin më shumë së bashku Europën në politikën financiare, atëherë unë mendoj se gjatë vitit të ardhshëm do të shohim shenja të dukshme relaksimi."

Kancelarja gjermane Angela Merkel me kryeministrin hollandez, Mark Rutte,në samitin BE- së
Kancelarja gjermane Angela Merkel me kryeministrin hollandez, Mark Rutte,në samitin BE- sëFotografi: dapd

Sidomos Italia dhe Spanja, thotë Heisenberg, duhet t'i përmbushin planet ambicioze për kursime, ndryshe Europa do të mbetet e varur nga tregjet. Por ky  shton Michael Huether, është një problem tërësisht i bërë vetë nga evropianët:

"E parë në afat të shkurtër, është natyrisht e saktë, që tregjet drejtojnë politikën. Po pse e bëjnë ata këtë? Sepse politika për më shumë se një dekadë në shumë vende, nuk ka zbatuar rregullat, që i ka vënë vetë në politikën financiare. Që do të thotë se politika nga këto presione të tregjeve merr vetë faturën e mosseriozitetit të saj. Dhe tani duhet të punojë përsëri për kredibilitetin e saj. Kjo deftesë nga perspektiva e tregjeve nuk është e mjaftueshme. Gabimet janë bërë disa kohë më parë dhe janë bërë nga politika."

 Autor: Henrik Bëhme/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama