1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në brigjet e Lesbosit mbyten refugjatë turq

30 Korrik 2018

Para ishullit grek Lesbos u mbyt një varkë me refugjatë nga Turqia, që thuhet se ishin pasues të lëvizjes Gülen.

https://p.dw.com/p/32HK9
Mittelmeer Lesbos Bootsflüchtlinge
Fotografi: picture-alliance/NurPhoto/M. Heine

Para ishullit grek Lesbos u mbyt një varkë me refugjatë nga Turqia. Sipas njoftimeve të mediave nga 16 vetë që ishin në bord, gjetën gjetën vdekjen ndër ta tre foshnja. Roja bregdetare turke arriti të shpëtonte 10 vetë.

Refugjatët ishin nënshtetas turq. Sipas Gëkhan Gërgülüarslan, anëtar i këshillit bashkiak të Ayvalikut prej nga ishte nisur varka, personat e arratisur ishin pasues të lëvizjes Gülen. 

Türkei Istanbul Anti Terror Einsatz Symbolbild
Parlamenti turk ka miratuar një ligj anti-terror, i cili u jep autoriteve të drejta largvajtëse.Fotografi: picture-alliance/AA/B. Ozkan

Meqë qeveria turke e bën këtë lëvizje përgjegjëse për grushtin e shtetit të 15 korrikut 2016 deri tani janë arrestuar dhjetëra-mijëra pasues të predikuesit Fethullah Gülen. Rreth 130.000 punonjës civilë janë pushuar nga puna dhe zakonisht kjo shoqërohet edhe me anulimin e pasaportave të tyre.

Ligj i ri anti-terror

Pas dështimit të grushtit të shtetit presidenti Erdogan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, e cila u zgjat shtatë herë. Prej asaj kohe një numër diplomatësh, ushtarakësh apo qytetarë të tjerë turq janë përpjekur të largohen nga Turqia dhe të kërkojnë azil në BE.

Me 19 korrik 2018 gjendja e jashtëzakonshme u hoq nga fuqia, por parlamenti miratoi një ligj anti-terror, i cili u jep autoriteve të drejta largvajtëse.