1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti i BE-së

31 Janar 2012

Takimi i nivelit të lartë të BE-së nxori në pah probleme të reja: veç çështjes së Greqisë në Bruksel doli me pretendime edhe Polonia.

https://p.dw.com/p/13tMV
European Parliament President Martin Schulz, right, talks with German Chancellor Angela Merkel after they addressed the media at the European Parliament in Brussels, Monday, Jan. 30, 2012. European leaders will try to come up with ways to boost growth despite steep budget cuts across the continent when they meet in Brussels. (Foto:Yves Logghe/AP/dapd)
Martin Schulz dhe Angela MerkelFotografi: dapd

Për kancelaren Angela Merkel ky ishte një takim i vështirë. Që në fillim dihej se suksese të mëdha nuk priteshin as në skenën e brendshme politike. Kancelarja kaloi në mbrojtje të fortë që përpara takimit të së hënës në Bruksel. Mbi të gjitha ideja gjermane për zgjedhjen e një komisioneri të BE-së për "kursimet" në Greqi shkaktoi debate të forta dhe kundërshtim të hapur ndaj Berlinit.

Që fillimi i diskutimeve, i cili ishte rezervuar për një takim të posaçëm me Martin Schulz, presidentin e ri social-demokrat të Parlamenti Evropian, nuk shkoi shumë sipas shijes së Merkelit. "Ne të dy nuk kemi prirje për t'i fshehur diferencat nën tryezën e bisedimeve», tha zonja Merkel pas takimit.

Me ngut kancelarja shkoi më pas për t'u takuar me presidentin e Francës Nikola Sarkozy dhe kryeministrin italian Mario Monti. Në këtë moment ishte e qartë se në listën e problemeve me të cilat merret zonja Merkel ishte shtuar edhe një tjetër: Polonia. Varshava kërkon të ketë një të drejtë më të gjerë vote në vendimet e ardhshme mbi krizën e euros.

French President Nicolas Sarkozy, left, speaks with German Chancellor Angela Merkel during a round table session at an EU summit in Brussels on Friday, Dec. 9, 2011. The president of the European Council said Friday that a new intergovernmental treaty meant to save the euro currency will include the 17 eurozone states plus as many as six other European Union countries, but not all 27 EU members. (AP Photo/Geert Vanden Wijngaert)
Nicolas Sarkozy dhe Angela MerkelFotografi: dapd

Franca ishte kundër, sepse Polonia nuk bën pjesë në eurozonë. Dhe zonjës Merkel iu desh të ndërmjetësonte. Kancelarja Merkel nuk e kishte parashikuar se mund t'i dështonte pakti për paketën fiskale, për të cilat qe rënë dakord në dhjetor. Në këtë drejtim asaj i ishte dashur të bënte tashme disa lëshime, për shembull lidhur me idenë që Komisioni i BE-së të kishte të drejtën e ankesës. Kundër idesë që Komisioni i BE-së të kishte të drejtën e ankesës ishin sidomos Franca dhe Italia.

Përfaqësuesit e qeverive dhe të shteteve të BE-së ranë dakord në Bruksel për krijimin e një ombrelle të përhershme shpëtimi për euron. Mekanizimi hyn në fuqi në muajin korrik. Ky fond do të ketë një kapacitet prej 500 miliardë eurosh dhe do të zëvendësojë ombrellën e deritanishme të shpëtimit.

Lidhur me frenin e borxheve dhe displinën buxhetore sipas kancelares Merkel: "Në të ardhmen në secilin vend do të vendoset një fren borxhesh dhe me të edhe siguria se disiplina buxhetore do të respektohet në përputhje me paktin e stabilitetit dhe të rritjes ekonomike."

Edhe ideja për një komisioner të BE-së për "kursimet" në Greqi shkaktoi në Bruksel reagime të forta. Në Greqi kjo u quajt "fantazi e sëmurë e Gjermanisë" dhe kontrollori, për të cilin ishte hedhur ideja, u quajt "gauleiter", pra me emrin e administratorëve të provincave në periudhën e nazizmit. Kjo ide nuk u përkrah as nga opozita gjermane dhe shkaktoi pakënaqësi edhe në radhët e vendeve fqinje. Kancelari austriak Werner Faymann u shpreh me fjalë të qarta: «Në politikë nuk duhet fyer askush. Kjo nuk sjell asgjë dhe çon në drejtimin e gabuar.»

Tema kryesore e takimit të nivelit të lartë të BE-së ishte "Rritja ekonomike dhe punësimi". Për tema të tilla si luftimi i papunësisë në radhët e të rinjve, nxitja e sipërmarrjeve të vogla e të mesme ishin të tërë të gatshëm të thonin po, por edhe në këtë mes kancelares Merkel i duhej të qëndronte e fortë: sado të nevojshme që mund të jenë për vendet në krizë, para shtesë për fusha të tilla nuk do të ketë. Sipas mendimit të Merkelit të nevojshme do të ishin reforma strukturore si në rastin e Gjermanisë, pra shkurtimi i periudhës së pagimit të ndihmave sociale dhe përshkallëzimi i tyre. Edhe kjo një ide jo shumë e këndshme për vendet e tjera të BE-së.

Përpara ndërtesës së Këshillit të Ministrave të BE-së në Bruksel u zhvillua paralelisht një demonstratë e sindikatave belge. Të tilla pritet të zhvillohen edhe në disa vende të tjera të BE-së. Sipas sindikalistëve politika e kursimeve nuk është zgjidhje. Në këtë pikë kancelarja Merkel është e një mendimi tjetër.

Autor: ard/dpa/dw/p pani

Redaktoi: a verbica