Një gjerman përdor teknologjinë e printimit 3D për maska mbrojtëse | Gjermania | DW | 16.04.2020
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Gjermania

Një gjerman përdor teknologjinë e printimit 3D për maska mbrojtëse

Ka disa javë që pandemia e Coronës ka ndryshuar jetën e përditshme të njerëzve në Gjermani. Disa janë bërë shumë kreativë, si Dirk Thelen, që pasionin e tij e përdor tani për të prodhuar maskat aq të kërkuara këto kohë.

Dirk Thelen fertigt Schutzmasken für Altenpfleger an (Dirk Thelen)

Dirk Thelen prodhon maska transparente për azilet e pleqve në Gjermani

Pesë printera 3D ka Dirk Thielen në shtëpi. Normalisht ai printon me ta figura filmash si Batmani. Por tani printerat prodhojnë 24 orë në ditë diçka që kërkohet me urgjencë këto kohë. Maskat. 100 copë maska transparente plastike mbrojtëse - të ashtuquajturat "Face Shields" prodhon tani në ditë Dirk Thelen. Pesë printera dhe dy aparate laser, - pasioni që Dirk kishte për printimin 3D tani është kthyer në një prodhim të rëndësishëm. Dirk Thelen furnizon tani personelin mjekësor në azilet e pleqve, që ka nevojë urgjente për maska mbrojtëse.

Dirk Thelen fertigt Schutzmasken für Altenpfleger an (Dirk Thelen)

Prodhimi i maskave transparente në dhomën e punës së Dirk Thelen

35-vjeçari punon normalisht si supervizor në një firmë autobusësh, që ndër të tjera iu vihen në dispozicion edhe shkollave. Por shkollat janë mbyllur, autobusët qëndrojnë në vendparkim. Dirk Thielen ëshë dërguar në punë me orar të shkurtuar. Ai jeton pranë Heinsbergut, një nga zonat e para që u kthyen në vatra të krizës së Coronës në Gjermani. Bashkëshortja e tij, Barbara i dha idenë të printonte maskat transparente plastike në dhomën e punës. Ajo vetë punon në një azil pleqsh. Kur filloi kriza e Coronës, personelit i mungonin maskat mbrojtëse. Çmimet që kërkoheshin në treg ishin të papërballueshme, "çmime astronomike", thotë Dirk Thielen. Kështu ai vendosi të printojë vetë. Bashkëshortja dhe kolegët ishin mirënjohës. Edhe nga banorët në azilin e pleqve erdhën mesazhe pozitive. "Sidomos të sëmurët dementë, që orientohen e ruajnë përmes fytyrës, ishin të gëzuar që maskat ishin transparente."

Kërkesë e lartë për "Face Shields"

Kanë kaluar katër javë ndërkohë. Ndërkohë Dirk Thielen ka prodhuar 700 Face Shields. Makineritë e nxehin materialin deri në 220 gradë dhe e formojnë në një maskë transparente. Mesatarisht duhet një orë e 40 minuta deri sa një maskë të jetë gati. Para se Face Shields të përdoreshin në azilin e pleqve, Dirk Thelen dhe bashkëshortja e tij bënë një test. "Gruaja ime e vuri maskën dhe unë e sprucova me lëndë pastrimi. Asgjë nuk depërtoi", thotë Thielen

Megjithatë këto maska nuk mund të krahasohen me Face Shields që përdoren në sallat e operacionit në spitale. Për këtë ato nuk janë menduar. Megjithatë Thielen përpiqet të ruajë higjienën në prodhim dhe përdor gjithmonë dorashka dhe maskë, kur punon me teknologjinë e printimit 3D.

Dirk Thelen fertigt Schutzmasken für Altenpfleger an (Dirk Thelen)

Dirk Thelen

Interes edhe tek prodhuesit e automjeteve dhe azile të tjera

Pasi Thielen furnizoi azilin e pleqve, ku punon gruaja e tij, ai shkroi në Facebook një status, që u përhap shumë. Ai u regjistrua edhe në një faqe online që bashkon ofertat e njerëzve me printera 3D. "Komuniteti i teknologjisë së printimit 3D është i lidhur mirë", thotë Dirk Thielen. Një prodhues automjetesh e telefonoi dhe porositi maska për të mbrojtur punëtorët. Edhe një azil pleqsh bëri kërkesë, së fundmi i ka ardhur edhe një ofertë nga Berlini. "Më ka shkruar edhe një grua e sëmurë, që duhet të shkojë rregullisht tek mjeku. Ajo donte të porosiste një maskë".

Dirk Thelen fertigt Schutzmasken für Altenpfleger an (Dirk Thelen)

Maskat transparente të Dirk Thelen

Dirk Thielen thotë, se me Face Shields nuk ka ndonjë fitim, ai kërkon vetëm pak euro, për të blerë materialin. Shqetësimi i tij është fatura e rrymës eletrike. "Printerat 3D shpenzojnë shumë rrymë elektrike", thotë Thelen. Ai i ka shkruar operatorit të rrymës elektrike dhe shpreson për një subvencion ose një përjashtim. Ndërkohë edhe një autoshkollë po bashkëpunon me Dirk Thelen. Ajo ka ofruar printerin e saj 3D. Kështu Thelen mund të vazhdojë të printojë në javët e ardhshme 24 orë në ditë maskat kaq të kërkuara këto kohë.