1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një arrestim i rrezikshëm në Bosnjë - Hercegovinë

Samir Huseinovic26 Janar 2016

Analistët thonë se arrestimi i Fahrudin Radonçiqit do të shkaktojë "tronditje tektonike" në Bosnjë-Hercegovinë. Thuhet se do të harrohen për një kohë të gjitha të gjitha problemet e tjera në këtë vend.

https://p.dw.com/p/1Hk0Y
Bosnien EU Fahrudin Radoncic
Fotografi: DW/S. Huseinovic

Themeluesi i gazetës "Dnevni avaz", themeluesi dhe kryetari i (SBB) Lidhjes për një të ardhme më të mirë në Bosnjë-Hercegovinë (B-H) dhe ish-ministri i Sigurisë Fahrudin Radonçiq është arrestuar për shkak të pengimit të hetuesisë dhe gjykatave. Lajmi ka shkaktuar në Bosnjë-Hercegovinë një befasi të madhe, ndonëse së fundi janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të lartë në partinë e tij, Bakir Dautbashiq dhe Bilsen Shahman, të cilët janë arrestuar nën dyshimin se po pengojnë procesin e hetuesisë në procesin kundër Naser Kelmendit, i cili po zhvillohet në Prishtinë.

Lidhja me gjyqin e Naser Kelmendit

Procesi kundër Naser Kelmendit, i akuzuar veç të tjerash edhe për tregti me drogë, ka filluar në vitin 2014 në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ai është i akuzuar ndër të tjera për krim të organizuar, për vrasjen e Ramiz Dalaliq-it, i cili qe bërë një figurë kryesore në krimin e organizuar pas luftës, për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike. Kelmendi është shtetas i Bosnjë-Hercegovinës. Ai është arrestuar më 6 maj 2013, sipas një urdhërarresti ndërkombëtar. Kelmendi ka deklaruar se nuk ndjehet fajtor lidhur me akuzat. Ndërkohë që sipas disa raportimeve, ai konsiderohet "ndër mafiozët më të mëdhenj në Ballkan", i cili "ka pasur një bashkëpunim edhe me persona të ndryshëm në vendet e rajonit".

Bosnja, ku ai ishte hetuar për për një kohë të gjatë, kishte kërkuar dorëzimin e tij pas arrestimit. Por kjo ishte pamundësuar meqë ajo nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe rrjedhimisht nuk ka një marrëveshje të tillë. Rastin e mori përsipër Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit Eulex.

Kritikat e partisë SBB

Kryesia e partisë SBB e ka quajtur arrestimin e Fahrudin Radonçiqit të pashembullt dhe një keqpërdorim të paparë të "mafias në sistemin e drejtësisë“. „SBB është e bindur se Radonçiq është plotësisht i pafajshëm. Indikative është që arrestimi bëhet në një kohë kur vendi po stabilizohet politikisht", tha nënkryetari i SBB, Mirsad Gjongaliq.

Arrestimi i një prej liderëve më me influencë në Bosnjë-Hercegovinë do të shaktojë tronditje të mëdha politike në këtë vend. Analisti Adnan Huskiq thotë se do të ketë madje tronditje tepër të mëdha. "Nëse organet e hetuesisë nuk kanë dëshmi shmë të fuqishme, atëherë do të kenë probleme shumë të mëdha“, thotë Huskiq për DW.

Ndërsa analisti Vlastimir Mijoviq mendon se arrestimi i Fahrudin Radonçiqit i ka "shkatërruar tërësisht shpresat për stabilizimin politik të Bosnjë-Hercegovinës. "Bosnja do të destabilizohet edhe më shumë se para koalicionit të koalicionit mes Partisë së Aksionit Demokratik dhe SBB. Në këë vend për një periudhë të gjatë askush nuk do të flasë për ndonjë temë tejtër, veçse këtij arrestimi. Për reforma nuk do të flasë askush për një kohë të gjatë“, thotë Mijoviq, në bisedë me DW.

Frika nga prishja e raporteve ndëretnike

Arrestime të "peshqëve të mëdhenj" i ka paralajmëruar në fund të vitit ministri i Sigurisë, Dragan Mektiq. „Në veçanti e rrezikshme është teza që ka daluar menjëherë në opinion se 'serbët po ua punojnë boshnjakëve'. Kjo do të tendosë edhe më shumë raportet gjithsesi të këqija ndërnacionale në këtë. Ndërsa ne kemi shpresuar përmirësimin e raporteve politike, gjendjes ekonomike dhe sociale në vend. Kjo granatë do të dëmtojë të gjitha përpjekjet për stabilizimin e gjendjes politike dhe ekonomike në vend“, paralajmëron Mijoviq.

Ka raguar ndërkohë edhe kryetari i Kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës, Dragan Çoviq. „Jam i sigurt se Radonçiq do t'i përgjigjet kësaj sfide si duhet. Por Radonçiq e ka ditur edhe më parë se mund të arrestohet“, tha ai. Arrestimin dhe bastisjet e gazetës "Dnevni avaz" e kanë dënuar shumë shoqata dhe gazetarë.