Ngjarje historike dhe sukses politik | Bota | DW | 24.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ngjarje historike dhe sukses politik

Izraeli përshëndet seancën e parë të OKB-së për çlirimin e Auschwitzit

default

Në një seancë të posaçme asambleja e pergjithshme e OKB-së sot përkujton çlirimin e kampit të perqëndrimit Auschwitz nga ushtria e kuqe para 60 vjeteësh. është hera e parë që përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare i përkushtohen kësaj teme me një ceremoni përkujtimore. Përkujtimi nga asambleja e përgjithshme i krimeve të Ausschwitzit, që u bë simbol i holokaustit si kampi më i madh i përqëndrimit të nazistëve, vjen nga një kërkesë të ambasadorit të SHBA-ve, John Danforth. Izraeli, marrëdhënia e të cilit me OKB-në karakterizohej shpesh nga tensione për shkak të konfliktit me palestinezët, e sheh këtë seancë si sukses politik.
Shteti i Izraelit është garanci për atë që nuk do të ketë një holokaust të dytë. Kjo është bindja, që kanë shumë izraelitë. Për aq kohë sa shteti izraelit të jetë i fortë dhe në gjendje të mbrojë veten dhe të përballojë të gjitha sulmet, ebrejtë në të gjithë botën mund të ndjehen të sigurtë. Këtë bindje shpreh ministri i jashtëm izraelit, Silvan Shalom. Në ceremoninë përkujtimore të OKB-së në Nju Jork ai do ta bëjë këtë të qartë, tha Shalom të hënën në mëngjez në radion izraelite.
"Populli i Izraelit pas 2000 vjetesh në diaspore dhe pas holokaustit të tmershëm është kthyer në Izrael. Sot, kur unë të dal në pultin e oratorit në OKB-së, do t´i them fare qartë keto gjëra. Sa keq që atëherë nuk ekzistonte OKB-ja, sa keq që nuk ekzistonte Izraeli. Por fakti që OKB-ja dhe Izraeli janë krijuar nga rrënojat dhe hiri i luftës së dytë boterore, është për ne garancia me e mirë, që krime të tilla nuk do të ndodhin më kurrë."
Ceremonia përkujtimore e OKB-së me rastin e clirimit të Auschwitzit para 60 vjetsh është një ngjarje historike. Sepse asambleja e përgjithshme është forumi, që Izraeli e ka sulmuar Izraelin shpesh dhe në mënyrë të padrejtë. Ceremonia përkujtimore është ndoshta një kthese në marrëdhëniet e bashkësisë nderkombëtare me Izraelin, tha Shalom.

"Kjo ngjarje nuk është vetëm një ngjarje izraelite. Eshtë një ngjarje me rëndësi për të gjithë njerëzimin. Dhe shënon edhe konsens, unitet dhe përgjegjësi për të shkuarën dhe të ardhmen. Fakti që ajo ndodh ketu në OKB, nga e cila kanë dalë aq shumë sulme kundër Izraelit, e bën një moment të rradhë të identifikimit me Izraelin dhe popullin ebre. Prandaj jam i mendimit, se është një ngjarje historike dhe një sukses politik."
Në Izrael përvjetori i clirimit të kampit të përqendrimit Auschwitz nuk është ditë përkujtimore. Këtë javë nuk ka as festime zyrtare. Presidenti, Moshe Katsav, do të shkojë në ceremonitë ndërkombëtare në Poloni dhe ministri i jashtëm Shalom do të flasë para OKB-së.
Në Izrael përkujtimi zyrtar i viktimave të shfarosjes naziste të ebrejve bëhet në pranverë, një javë para ditës së pavarësisë. Dita e holokaustit Yom Hashoa, siç quhet në ebraisht është caktuar sipas kalendarit hënor ebrej dhe ndryshon pak nga viti në vit. Këtë vit ai bie me 5 maj. Këtë ditë në Izrael restorantet dhe qëndrat e zbavitjes janë të mbyllura dhe jeta publike pezullohet krejtesisht gjatë minutës së zisë që mbahet në mbarë vendin.
Pyetja se cfarë mësimesh duhet të nxirrte Izraeli nga përpjekja për shfarosjen e popullit ebre, është një pyetje, që nuk ka nevojë për ditë përkujtimore dhe që diskutohet shpesh në Izrael. Që prej fillimit të Intifades para katër vjetesh e gjysem ka fituar aktualitet të ri për shumë qytetare dhe sidomos për shumë politikanë në Izrael.

  • Data 24.01.2005
  • Autor Bettina Marx
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQt
  • Data 24.01.2005
  • Autor Bettina Marx
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQt
Reklamë