Ndihmësveterinerja Stephanie Danzer nga Duisburg
20 Maj 2010Dita fillon herët për Stephanie Danzer, aty nga ora 6:00 bie zilja. Asaj nuk i pëlqen të ngrihet kaq herët, por kafshët në kopshtin zoologjik e presin atë dhe Stephanie Danzer i do shumë kafshët. Prandaj, megjithëse është herët në mëngjes, ajo nuk është me humor të keq, kur del nga shtëpia në orën shtatë pa një çerek.
Më shumë se gjysmën e jetës ajo është duke punuar në kopshtin zoologjik të Duizburgut si ndihmësveterinere. Kjo grua e madhe dhe e fortë preferon veshje sportive. Ato i përshtaten edhe punës, që bën. Puna e saj përbëhet në pjesën më të madhe nga pastrimi dhe është punë e rëndë fizike. Për shembull, kur ngre arka të rënda me karrota, selino dhe lakër për të ushqyer kafshët.
Të kuptosh kafshët në fytyrë
Më kalimin e kohës ajo ka mësuar t'i kuptojë kafshët për gjendjen e tyre. Stephanie mendon se çdo ndihmësveteriner duhet të jetë në gjendje ta bëjë këtë. Kështu Stephanie kalon shumë mirë me kafshët, për të cilat kujdeset, qofshin ato zogj, bizonë, derra qime teli, marabus, rinocerontë, qen të egër, apo tigra Siberie. Probleme ka vetëm me dy luanët. Ata e kanë në krye të listës, kur të kenë uri“.
Stephanie do më shumë nga çdo kafshë, devetë. Megjithëse një herë është kafshuar nga një deve.
Tek devetë asaj i pëlqen shoqëria, që ato kërkojnë me njerëzit, „devetë duhen prekur. Ato fillojnë të shfaqin kënaqësinë. Ato afrojnë hundën dhe duan të përkëdhelen.“
Për kampionatin e Rugby-t në Zelandën e Re
Stephanisë nga ana e saj, i pëlqen përkëdhelja me shokun e saj Andreas. Ato jetojnë në një apartament të pajisur me sende moderne së bashku me dy macet dhe një qen. Stephanisë nuk i ndahet shpirti nga kafshët as në shtëpi. Ata janë për të më të preferuar se fëmijët. Prandaj dhe nuk ka bërë as vetë fëmijë. Shoku i saj ka dy fëmijë nga martesa e mëparshme. Njeri tjetrin e kanë njohur në ngarjet e motorrave. Ky ka qenë pasioni i përbashkët i tyre, derisa Andreas u sëmur dy vjet më parë nga një sëmundje nervash. Tani ai nuk mund t`i japë më motorit. Motori ndodhet në bodrum. Andreas nuk shkon dot më as në punë. Prandaj ai rri në shtëpi dhe ndihmon shoqen e tij në punët e shtëpisë, i përgatit asaj sanduiçet, që ha gjatë drekës në kopshtin zoologjik. A do të qëndrojë në shtëpi për shkak të sëmundjes? Jo! Stephanie Danzer ka thurur plane. Në vitin 2011 ajo do të shkojë me Andreasin për kampionatin botëror të Rugby-s në Zelandën e Re. Për këtë ajo kursen çdo cent. Dhe punon tri herë në javë pas pune në një pikë karburanti. Edhe pse shoku i saj është tifoz më shumë i futbollit.
Pyetje: Sa i doni ju kafshët?
Autor:Debarati Guha/Aida Cama
Redaktion: Matthias von Hein/Angjelina Verbica