NATO dhe Gaddafi
29 Janar 2012Reklamë
„Të mbrohet popullata civile nga dhuna“. Ky ishte mandati i KS të OKB-së për NATO-n. Mbrojtjen e civilëve NATO-ja e arriti përmes bombardimeve të objekteve ushtarake të Gaddaffit dhe mbështetjes me armë e informacione të kryengritësve. Prej marsit 2011 avionët e NATO-s fluturuan 26.000 herë mbi Libi. Me angazhimin shtatëmujor NATO-ja shkatërroi forcat e armatosura ajrore të Gaddaffit dhe u mundësoi kryengritësve libianë fitoren.