1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosovë: Balotazh në 21 komuna

Bekim Shehu
14 Nëntor 2021

Në balotazh janë 21 komuna, përfshirë dhe Prishtinën. Në të gjitha këto komuna në zgjedhjet e 17 tetorit, asnjë kandidatë nuk mori më shumë se 50% të votave të nevojshme për t'u shpallur fitues.

https://p.dw.com/p/42ybk
Kosovo Pristina | Parlamentswahlen
Fotografi: Florion Goga/REUTERS

Sipas ligjit për zgjedhjet lokale dhe sistemit të aplikuar zgjedhor, postin e kryetarit të komunës e siguron në raundin e parë kandidati që merr 50 për qind plus një votë, ndërsa nëse kjo nuk arrihet, atëherë organizohet raundi i dytë ndërmjet dy kandidatëve që kanë fituar më së shumti vota.

Të drejtë vote kësaj radhe kanë 1,260,571 qytetarë, dhe procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve apo në 1,638 nga 2,477.

Kosovo - Wahl
Fotografi: Bekim Shehu/DW

Edhe raundi i dytë i zgjedhjeve po monitorohet nga vazhgues të Bashkimit Evropian. Ky mision raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit e vlerësoi si zgjedhje të organizuara mirë dhe pa probleme të mëdha, përjashtuar këtu komunat me shumicë serbe. Kësaj radhe votohet vetëm në një komunë me shumicë serbe Kllokot.

Kosovo - Wahl
Fotografi: Bekim Shehu/DW

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit pjesëmarrja në votime për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave dhe asambletë komunale në 38 komunat e Kosovës ishte rreth 43%.

Në 17 komuna, tashmë ka kryetarë të zgjedhur, ndonëse akoma nuk është çertifikuar rezultati i zgjedhjeve, ndërsa, 21 komuna tashmë garojnë nga dy kandidatë.