1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Murat Kurnaz raporton përpara Komisionit Hetimor

Marcel Fürstenau19 Janar 2007

Murat Kurnaz, turku që lindi dhe u rrit në qytetin gjerman Bremen, raportoi të enjten përpara Komisionit Hetimor të Shërbimit Sekret të parlamentit gjerman mbi kohën që kaloi në burgun ushtarak amerikan Guantanamo.

https://p.dw.com/p/Aqxw
Murat Kurnaz shkon drejt komisionit hetimorparlamentar
Murat Kurnaz shkon drejt komisionit hetimorparlamentarFotografi: AP

Kurnaz qëndroi pothuajse 5 vjet në këtë burg dhe doli që aty në verë të vitit 2006. Detyra e komisionit është që të sqarojë rolin që kanë luajtur shërbimet gjermane sekrete në luftën kundër terrorit dhe përgjegjësinë e tyre politike.

Pamjet i pa e gjithë bota: Kafaze, në të cilat njerëzit janë ulur në gjunj me kokë të përulur. Këto ishin fotografitë e të burgosurve të Guantanamos në Kubë. Murat Kurnaz ishte 19 vjeç kur u arrestua në Pakistan, gjatë rrugës së tij për në Afganistan. Ai u torturua në mënyrë brutale dhe duhet të flinte shpesh nën dritë të fortë neoni. Shpesh ai kish qënë pa ndjenja.

Kryetari i komsionit hetimor Siegfried Kauder (CDU) u shpreh hapur se ç´mendon ai mbi metodat e hetimit në Guantanamo dhe cilat pyetje e shqetësonin më shumë: Përse nuk u lirua Murat Kurnaz që në vititn 2002 nga burgu dhe cilin rol la luajtur ish qeveria kuq-gjelbër e asaj kohe: „Mendoj se ajo që ka ndodhur aty, është shkelje e të drejtës kombëtare. Prandaj pyetja se cila ofertë u bë nga pala gjermane që Murat Kurnaz të kthehet në Gjermani, është legjitime. Dhe në rast se kjo ofertë nuk u pranua, përse jo?“

Anëtari i partisë liberale FDP në komisionin hetimor, Max Stadler, shtoi pyetjen përse qeveria e athershme kuq e gjelbër nuk ndërmorri hapa të ngjashëm me kancelaren Angela Merkel, e cila u angazhua personalisht për lirimin e Kurnazit tek presidenti amerikan Bush – me sukses.

Antari i gjelbër i komisionit hetimor, Hans-Christian Ströbele, tha se kish parus të dhëna se amerikanët kishin ofruar prej kohësh që ta lironin Kurnazin: „Duhet të jemi të kujdesshëm, sepse këto janë dosje të cilat nuk mund të lexohen në mënyrë publike, sepse konsiderohen si sekrete. Por e di se qeveria gjermane ka interpretuar disa biseda me zyrat amerikane ashtu, sikur ata të kishin ofruar një mundësi për lirimin e Kurnazit. Di gjithashtu se ata kanë reaguar në mënyrë të tillë, që nuk kanë shfaqur interes ndaj kësaj oferte.“

Ndërkohë vetë Murat Kurnaz raportoi se gjatë kohës që kaloi në Guantanamo, u vizitua nga dy zyrtarë gjermanë. Ai kish pranuar të bashkëpunonte me shërbimin sekret me shpresën se kështu do të dilte nga burgu. Por kjo shpresë nuk u përmbush.

Antari i fraksionit të majtë të komisionit hetimor të parlamentit gjerman, ish gjykatësi Wolfgang Neskovic, e akuzon qeverinë se ka shkelur paragrafin 1 të kushtetutës gjermane, në të cilin shkruhet se dinjiteti i njeriut është i paprekshëm:

„Aty nuk qëndron se dinjiteti vlen vetëm për qytetarët gjermanë, por se ky dinjitet vlen për çdo njeri. Dhe ky dinjitet duhet respektuar dhe mbrojtur. Kjo është detyra e kushtetutës sonë. Prandaj do të kishte qënë detyra e qeverisë, që të bënte një ofertë për lirimin e Kurnazit nga burgu."

Edhe avokati i Kurnazit, Bernhard Docke, e kritikoi sjelljen e qeverisë kuq-e gjelbër. Ai kish pasur përshtypjen se ministria e jashtme gjermane vetëm e kishte administruar çështjen e Kurnazit. Përmbledhja e Dockes isshte: Pa angazhimin e Angela Merkelit, Kurnazi do të ndodhej ende në Guantanamo.