Mjekët po japin alarmin duke paralajmëruar nga një epidemi gripale globale | Bota | DW | 14.11.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mjekët po japin alarmin duke paralajmëruar nga një epidemi gripale globale

Ekspertët kanë frikë, se virusi i gripit të shpendëve i përhapur vrullshëm në Azi mund të përzihet me viruset e gripit njerëzor. Në këtë mënyrë mund të krijohet një virus gripal krejt i ri ndaj të cilit nuk është askush imun. Në një rast të tillë sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetsisë aktualisht një në tre vetë mund të sëmuret nga gripi dhe 1% e të infektuarve do të vdesin.

Virusi i gripit të shpendëve H5N1

Virusi i gripit të shpendëve H5N1

Çfarë duhet bërë në mënyrë që në rastin e një epidemie globale të jetë në dispozicion edhe vaksina e nevojshme? Për të diskutuar mbi këtë temë në mes të javës së shkuar në Gjenevë u organizua një konferencë e posacme.

Në rast se do të vijë një valë mbarëbotërore gripi, Organizata Botërore për Shëndetin, frikësohet se në stadin aktual nuk është e mundur që të vihen në dispozicion vaksina e nevojshme. Për këtë arësye organizata bën thirrje që të nxitet zhvillimi i vaksinave, kryesisht në ato vende ku është e përqëndruar edhe industria farmaceutike sic është Evropa. Për t´ia arritur kësaj ka ende mundësi vë në dukje Klaus Stëhr, drejtor në sektorin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për gripin:

"Ne shohim se ka mundësi që brenda një kohe të caktuar ne të jemi në gjendje të zhvillojmë vaksina, t´i licensojmë ato dhe të realizojmë të jgitha provat e nevojshme në rast se përhapet një virus i tillë - qoftë ky virusi H5, H9 apo H7. Që të gjitha firmat janë në gjendje që të fillojnë më prodhimin e vaksinës. Nuk do të kishte kuptim nëse ne do të nisnim kërkimet në një kohë që është më e rëndësishme që të prodhohen vaksinat."

Pra ka kapacitete për të prodhuar vaksinën nëse do të ndodhë një epidemi e përgjithshme me miliona të infektuar. Por dipas zotit Stëhr deri më sot janë vetëm dy firma që janë në gjendje të prodhojnë një vaksinë të tillë brenda një afati të parashikueshëm, këto janë Chiron dhe Aventis, kjo për faktin që këto firma janë shumë të avancuara në fushën e studimeve dhe kërkimeve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë në konferencën e Gjenevës propozi që të merren disa masa për të thjeshtuar procedurën e provës dhe licensimit të këtyre vaksinave. Zakonisht lejimi i një medikamenti presupozon një procedurë të stërzgjatur dhe me shumë pengesa që shpesh herë mund të zgjasë me vite. E rëndësishme është që krahas firmave farmaceutike të angazhohen edhe më shumë autoritete shëndetësore dhe qeveritë.

E njëjta gjë vlen edhe për anën financiare të zhvillimit të një vaksine - firmat farmaceutike nuk investojnë në qoftëse kanë dyshimin më të vogël, edhe kur është fjala për një qëllim publik. Klaus Stëhr:

"Në fund të fundit këtu bëhet fjalë për mjete financiare që vihen në dispozicion të kërkimeve shkencore. Vetë tregu nuk mund t´i nxisë firmat për këtë. Nëse qeveritë besojnë tani se u duhet një vaksinë për popullsinë, atëherë ato duhet të bisedojnë me firmat dhe të shohin se c´mund të bëhet."

Në SHBA ndërkohë ka ndodhur një gjë e tillë, ndërsa në Gjermani jo. Firma gjermane Glaxo-Smith-Kline në Mynih p.sh. thotë, se autoritetet dhe qeveria duhet që të angazhohen më shumë për të financuar zhvillimin e një vaksine kundër epidemisë së përgjithshme të gripizt, kështu deklaroi zëdhënësi i kësaj firme për televizionin gjerman ARD në Gjenevë. Me fjalë të tjera përgjegjësia për zhvillimin preventiv të vaksinave nuk mund t´u lihet vetëm firmave.

Organizata botërore e Shëndetësisë bën të qartë se një problem i tillë global nuk mund të zgjidhet vetëm në nivel kombëtar, është e nevojshme që të ketë bashkëpunim dhe koordinim për zhvillimin e vaksinave.

Organizata Botërore e Shëndetësisë sheh rezikun e një vale gripi, ose të një epidemie gripale të paparë ndonjëherë. Ekziston madje frika se virusi i gripit të shpendëve mund të përzihet me virusin njerëzor dhe kjo mund të krijojë një ngacmues ngjitës në shkallë të lartë. Ngacmuesi mund të përhapet në mbarë botën nëpërmjet qarkullimit ajror duke rrezikuar miliona njerëz.

  • Data 14.11.2004
  • Autor Joahim Shubert Akenbauer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRf
  • Data 14.11.2004
  • Autor Joahim Shubert Akenbauer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRf
Reklamë