1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Milton Friedman ka ndërruar jetë

Monika Lohmüller17 Nëntor 2006

Mbajtësi i çmimit Nobel për ekonominë mbronte liberalizimin e tregjeve dhe kundërshtonte ndërhyrjen e shtetit në ekonominë private

https://p.dw.com/p/Aqo1
Nobelisti për ekonominë Milton Friedman
Nobelisti për ekonominë Milton FriedmanFotografi: AP

Nobelisti i njohur amerikan për ekonominë Milton Friedman ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare. Milton ka marrë çmimin Nobel për ekonominë në vitin 1976. Në qendër të kërkimeve të tij ka qenë monetarizmi. Friedman vlerësohej si përfaqësues lirisë së gjerë të ekonomisë së tregut.

Tezat e Milton Friedmanit shpesh paraqiteshin si antitezë e teoricienit britanik të ekonomisë John Maynard Keynes. Keynes përfaqësonte teorinë e mbështetjes së ekonomisë nga shteti me fonde publike në periudha recesioni. Me kolonat në revistën informative amerikane "Newsweek", libra dhe emisione televizive, Friedman bëri të njohura për publikun e gjerë mendimet e tij. Në vitin 1988 ai i nderua me Medaljen Presidenciale të Lirisë, një nga nderimet me të larta civile në SHBA.

„Friedman ishte mbojtës i flaktë i lirisë së shekullit të 20-të“, e ka vlerësuar punën e nobelistit presidenti i Institutit Cato, Edward Crane. „Milton ishte një nga mendimtarët dhe ekonomistët më të mëdhenj të shekullit të 20-të dhe kur unë u përballa për herë të parë me forcën e shkrimeve të tij mbi paranë, tregjet e liberalizuara dhe lirinë individuale, përjetova një ndjenjë të ngjashme me goditjen e një rrufeje", deklaroi guvernatori kalifornian Arnold Schwarzeneger.

Friedman kohët e fundit mbronte iniciativën personale dhe lirinë individuale edhe në fusha përtej ekonomisë. Kështu ai fliste ndër të tjera për liberalizimin e konsumit të drogave dhe me fondacionin e themeluar nga ai dhe e shoqja luftonte që prindërit të kishin të drejtë të zgjidhnin të lirë shkollën për fëmijët e tyre.