1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Documenta - Mes lirisë së artit e debatit për antisemitizmin

18 Qershor 2022

Documenta, një nga ekspozitat më të rëndësishme të artit modern në botë hapi dyert sot në Kassel, Gjermani, me prezencën e presidentit gjerman, Steinmeier. Ai foli për kufijtë e lirisë së artit dhe antisemitizmin.

https://p.dw.com/p/4CtXL
Deutschland Kassel | Eröffnung documenta fifteen | Frank-Walter Steinmeier
Presidenti, Frank-Walter Steinmeier, majtas ministrja e Shtetit për Kulturën, Claudia Roth dhe drejtoreshën e Documenta, Sabine SchormannFotografi: Swen Pförtner/dpa/picture alliance

"Documenta" hapet një herë në pesë vjet dhe është një nga ekspozitat më të rëndësishme të artit modern në botë. Ekspozita, e cila hapi dyert të shtunën (18.06) në Kassel do të qëndrojë e hapur deri në 25 shtator. Për herë të parë ajo u organizua në vitin 1995. Këtë vit aty prezantohen rreth 1500 artistë nga e gjithë bota, sipas organizatorëve.

Në kuadër të debatit për antisemitizmin në Gjermani, presidenti gjerman, i cili bëri hapjen e ekspozitës iu referua këtij debati kur tha në fjalën e hapjes, se "të jem i sinqertë. Nuk isha i sigurtë në javët e fundit, nëse sot do të isha këtu." Grupi indonezian i artit, Kollektivi i Kuratorëve, Ruangrupa ishte akuzuar se përfshin organizata, që mbështesin bojkotin kulturor ndaj Izraelit apo që janë antisemitiste. Rrallë ka ndezur një ekspozitë "documenta" një debat të tillë më parë, tha Steinmeier. "Ne e dimë të gjithë. Arti nuk është i lirë pa debat."

Kassel | Documenta 15 Ausstellung | Künstlerin Christine Falk
Fotografi: Martin Meissner/AP/picture alliance

Liria e artit është një shtyllë e rëndësishme e shoqërive demokratike, por ka edhe kufijtë e saj. "Arti mundet të jetë i pahijshëm, ai duhet të nxisë debate", tha presidenti gjerman. Edhe kritika ndaj Izraelit është e lejuar. "Por aty ku kritika për Izraelin kthehet në vënien në pikëpyetje të ekzistencës së tij është kaluar kufiri." Para hapjes ka pasur një "mënyrë të veprimi të pamenduar e mendjelehtë me shtetin e Izraelit. Por në Gjermani njohja e Izraelit është bazë dhe kushte për debatin. Edhe kryeministri i landit të Hessenit, Boris Rhein (CDU) në fjalën e hapjes iu referua debatit që ndezi "documenta" "Kur unë them arti dhe kultura janë në kushtetutën tonë të lirë, them edhe atë që në kulturën e vendit tonë bën pjesë angazhimi pa kusht për të drejtën e ekzistencës së Izraelit dhe kundër antisemitizmit."

BdtD | Deutschland Kassel | documenta fifteen startet
Documenta hap dyertFotografi: Uwe Zucchi/dpa/picture alliance

Steinmeier e hapi ekspozitën në një ditë të bukur e me temperatura vere që në orët e paradites.

la/ag