1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel i siguron Kurtit mbështetje për reformat

17 Maj 2021

Kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilloi një bisedë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti

https://p.dw.com/p/3tWMR
3. Ökumenische Kirchentag 2021
Fotografi: oekt.de

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, zhvilloi të hënën pasdite (17.05.) një videokonferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, bëri të ditur se "në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe ekonomike, afrimi i Kosovës me BE, dhe dialogu i ndërmjetësuar nga  BE mes Kosovës dhe Serbisë."

Në daklaratë thuhet më tej se "kancelarja gjermane dhe kryeministri folën edhe për ndihmën që ka marrë Kosova nga Gjermania për luftimin e pandemisë" dhe se  "kancelarja i siguroi kryeministrit të Kosovës mbështetjen e Gjermanisë për rrugën e reformave të vendit."

Siç mësoi DW nga qarqe qeveritare në Berlin, në takim u fol edhe për mundësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kancelarja gjermane kishte biseduar edhe më parë në formë virutale me Kurtinnë cilësinë e këtij si kryeministër i qeverisë së parë të tij. 

Kancelarja gjermane pati sot një bisedë virtuale edhe me kryeministrin slloven Janez Jansa, ku njëra nga temat ishte edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Sllovenia, e cila në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti do të marrë në dorë kryesinë e radhës së BE-së, planfikon të organizojë një samit të Ballkanit Perëndimor.