1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel flet për Europën në Strasburg: Ushtri europiane

13 Nëntor 2018

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mban të martën para Parlamentit Europian në Strasburg një fjalim për të ardhmen e Europës. Ajo u shpreh pro idesë së krijimit të ushtrisë europiane.

https://p.dw.com/p/38Avd
Frankreich Strassburg - Angela Merkel im Europaparlament
Fotografi: Reuters/V. Kessler

Me shumë interes është pritur fjalimi i kancelares gjermane, Angela Merkel për të ardhmen e Europës në Strasburg. Një gjysmë vit para zgjedhjeve për Parlamentin Europian, pritet se çfarë vizioni do të paraqiste kancelarja gjermane në mandatin e saj të fundit për bashkësinë europiane.

Pas presidentit francez, Emmanuel Macron që u shpreh para pak ditësh për krijimin e një ushtrie europiane, duke korrur kritika të forta nga presidenti amerikan, Donald Trump, edhe kancelarja Merkel u pozicionua në Strasburg. Ajo u shpreh pro krijimit të ushtrisë europiane. Në Parlamentin Europian në Strasburg, ajo e mbështeti idenë e presidentit francez. "Ne duhet të punojmë për vizionin që një ditë të kemi edhe një ushtri të vërtetë europiane."

Frankreich Strassburg - Angela Merkel im Europaparlament
Fotografi: Reuters/V. Kessler

Kancelarja Merkel në fjalimin e saj preku edhe çështjen e euros duke theksuar, se euro mund të funksionojë si monedhë e përbashkët, vetëm nëse të gjithë i kryejnë detyrimet e tyre. Në BE është ndezur konflikti me Italinë për buxhetin e qeverisë populiste, që nuk e ndjek kursin e kursimeve.

Kancelarja gjermane, theksoi në Strasburg po ashtu, se një BE digjitale do të bëhet, vetëm, nëse përpjekjet globale dështojnë.

 

la/afp, dpa)