Mbyllet incidenti diplomatik mes Tiranës dhe Athinës | Politika | DW | 03.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Mbyllet incidenti diplomatik mes Tiranës dhe Athinës

Pas takimit të posaçëm mes ambasadorit grek në Tiranë dhe ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Besnik Mustafaj, konsiderohet e mbyllur avaria diplomatike e para pak ditëve

Athina

Athina

Athina e konsideron “çështje të mbyllur” incidentin diplomatik të anulimit të vizitës së presidentit grek në Sarandë pas shpjegimeve që u dhanë dhe në takimin e djeshëm të posaçëm të ambasadorit grek në Tiranë me ministrin e jashtëm Besnik Mustafaj. Kështu deklaroi në mënyrë të përsëritur zëdhënësi i ministrisë së jashtme greke, Jorgos Kumuçakos, duke anashkaluar si jo të nevojshëm edhe “fajesimin e njerës apo tjetres palë”. I vënë bile përballë një sërë pyetjesh rreth mënyrës së kapërcimit të kërkesave të “demostruesve camë” të Sarandës, zëdhenësi i ministrisë së jashtme greke evitoi formulimin e përjashtimit kategorik të ditëve më parë për “pretendime inegzistente”. Indirekt tregoi dhe kuadrin ligjor brenda të cilit mund të fillojë zgjidhja e konfliktit dhe konkretisht nenin 17 të Paktit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 1996. Neni në fjalë përcakton mundësinë e “rregullimit të problemeve pezull të pronësisë në të dy anët e kufirit”, duke përfshirë sigurisht dhe pronat e çamëve të dëbuar pas Luftes së Dytë Botërore nga forcat e Napolon Zerves. Kryeministrat e mëparshëm Nano dhe Simitis ranë dakort që të ngrihen dhe komisionet e posaçme të eksperteve, që u vlerësua dhe si hapi më konkret që do të hapte rrugën për zgjidhjen e problemit, qoftë në nivelin teknik, dhe do të sherbente si rrugëdalje dhe për palën greke në një qendrim të saj tabu. Por cili ishte fati i këtyre komisioneve?

“Mendoj -dhe e them me një farë rezerve- se nuk janë aktivizuar dhe nuk di as arësyen konkrete, ka mundësi të jetë gama e gjerë e problemeve” tha zedhenësi grek për të shtuar se “është e madhe edhe gama e problemeve që kanë të bëjnë me palën greke” duke nënkuptuar kështu pretendimet greke për prona në Shqipëri. Pra përgjegjësia u faturohet kështu të dyja palëve, pa evidentuar arësyet e pasivitetit të tyre. Sidoqoftë nga rregullimi në fjalë nuk mund të pritet më shumë se një kompesim për pronat, që presupozon dhe shfuqizimin e legjislacionit grek i cili “ia kalon përdoruesit pronën pas 22 vjetesh shfrytëzimi të vazhdueshëm të saj”. E vërteta është se ka shumë mister rreth këtij problemi që mund të sqarohet dhe të zgjidhet vetëm me vullnetin e mirë të të dyja palëve. Dhe pa shtyrjet e njëpasnjëshme për në kalendat greke.

  • Data 03.11.2005
  • Autor Niko Anagnosti
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqsh
  • Data 03.11.2005
  • Autor Niko Anagnosti
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqsh