1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Matje force mes konservatorëve dhe reformatorëve

Peter Philip15 Dhjetor 2006

Në Iran rizgjidhen këshillat e komunave dhe "Asambleja e Ekspertëve"

https://p.dw.com/p/ArJr
Fushatë zgjedhore në Iran
Fushatë zgjedhore në IranFotografi: DW

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad i kritikuar ashpër në perëndim gjendet në vendin e tij përpara një prove popullariteti. Rezultatet që do të arrijnë sot përkrahësit e tij në zgjedhjet për këshillin e ekspertëve dhe në komuna do të tregojnë opinionin e popullit një vit e gjysmë pas zgjedhjes së tij të papritur si kryetar shteti.

Për presidentin iranian Mahmudd Ahmadinexhad duhet të ketë qenë një përjetim i padëgjuar: gjatë një vizite të tij në Universitetin Amirkabir në Teheran studentët dogjën fotografi të kryetarit të shtetit dhe kërkuan me zë të lartë "vdekjen e dikatorit". Presidenti u përpoq vërtet të nënvfletësonte situatën dhe deklaroi se diktatori ishin SHBA por më pas preferoi të ndërpriste paraqitjen përpara studentëve të pakënaqur.

Më pak se një vit e gjysmë pas zgjedhjes së tij të papritur Ahmadinexhad u përball për herë të parë hapur me proteste dhe qëndresë. Një provë e vogël e asaj që mund t'i rezervojë dita e premte (15.12) kur në Iran do të zgjidhen administrata të reja të komunave dhe anëtarët e asamblesë së ekspertëve: zgjedhjet zhvillohen nën atmosferën e një matjeje force mes grupeve rivalizuese konservatore nga njëra anë dhe frontit të politikanëve reformatorë të cilët për herë të parë konkurrojnë sërish të bashkuar.

Zgjedhjet janë më shumë një barometër i klimës politike sesa një tregues për ndryshime politike: këshillat e komunave nuk përcaktojnë politikën kombëtare por përmes ndarjes së fondeve publike ato mund ndikojnë natyrisht në popull. Ashtu siç ia doli mbanë të bënte Ahmadinexhad gjatë kohës si kryetar bashkie i Teheranit: në plan kombëtar e ndërkombëtar ai ishte i panjohur por në raundin e dytë të zgjedhjeve u zgjodh në postin e kryetarit të shtetit.

Nëse pasuesi i tij në bashkinë e teheranit Mohamad Bagher Qalibaf do të arrijë të triumfojë ndaj përkrahësve të Ahmadinexhadit nuk dihet por të dy duhet të përballen me konkurrencëne forcave akoma më konservatore dhe për herë të parë pas vitesh me një front të bashkuar të reformatorëve. Premisat e reformatorëve për sukses varen shumë nga heqja dorë prej plogështisë së tyre politike dhe nga pjesëmarrja në zgjedhje e një numri të mjatueshëm simpatizantësh të tyre.

Në pamje të parë po aq pa bujë por ndoshta me pasoja të shumta zhvillohet zgjedhja e "këshillit të ekspertëve": kjo instancë përbëhet nga 86 klerikë dhe laikë me eksperiencë në fushën e fesë dhe ka detyrë kryesore zgjedhjen e "liderit më të lartë". Ky post që mbahet nga Ajatollah Khamanei nuk është vakant por megjithatë është ëe rëndësishme se si do të jetë ndarja e pushtetit në asamble pasi ajo ka madje kompetencë të shkarkojë liderin më të lartë.

E megjithëse Khamanei jashtë vendit cilësohet konservator i linjës së ashpër ka qarqe edhe më konservatore si p.sh. ato rreth radikalit Ajatollah Mesbah Yazdi të cilët synojnë të kontrollojnë Khamenein sipas tyre liberal.

Kundër radikalëve të tillë është formuar tani një front i gjerë, nga ish presidenti Rafsanxhani deri te pasuesi i tij në post Khameini. Nëse ky grup ia del të vërë në kontroll asamblenë e ekspertëve do të ishte për përkrahësit e linjës së ashpër reth Ahmandinexhadit një humbje e fortë, megjithëse pa efekte direkte.

Megjithatë janë marrë masat që humbësit të mund të thonë se zgjedhjet nuk janë zhvilluar si duhet. Ashtu siç është e zakontë në Iran kandidadët duhet të konfirmohen nga "Këshilli i Gardianëve", një instancë tepër e rreptë. Këshilli skualifikoi menjëherë 240 nga 490 kandidatë dhe pasi një pjesë hoqën dorë vetë kanë mbetur tani vetë 140 kandidatë. Por ligji parashikon që për çdo post në asamble të konkurrojnëdy kandidatë. Një kush që në disa zona elektorale tani vështirë se do të përmbushet.