Reklamë
Ka pasur një kohë kur thuhej se grekët dhe gatishmëria për tatime nuk përputhen me njëra-tjetrën. Ekonomia informale i kushtonte shtetit miliarda çdo vit. 15 vjet më parë madje Greqia ishte në prag të falimentimit. Por kohërat kanë ndryshuar: Autoritetet greke po veprojnë kundër evazionit fiskal, përfshirë edhe inspektime të paparalajmëruara tek bizneset. Kursimet dhe masa të tilla e kanë rimëkëmbur Greqinë vitet e fundit.