1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Masa drakoniane për të mënjanuar epideminë botërore

30 Janar 2020

Në Kinë është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga virusi "Corona". Frika e një pandemie në botë ka bërë që të merren masa shumë të ashpra në Kinë e vende të tjera.

https://p.dw.com/p/3X1o0
China leere Straßen in Wuhan wegen Coronavirus
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/CHINATOPIX

Sëmundja e mushkërive që shkaktohet nga virusi i ri "Corona" 2019-nCoV ka marrë jetë të tjera njerëzish në kinë. Autoritetet shëndetësore në Kinë bëjnë të ditur, se numri i vdekjeve është rritur në 170 vetë. Kurse numri i të infektuarve është rritur në 7000 vetë. Të gjitha rajonet në Kinë tani kanë njoftuar për raste të prekurish nga virusi "Corona". Ekspertët janë të mendimit, se virusi ka një fazë inkubacioni prej dy javësh, dhe mund të transmentohet si infeksion edhe para simptomave si temperatura apo kolla.

Dy të infektuar në gjendje kritike në Francë

Franca njoftoi për një rast të ri infektimi. Bëhet fjalë për infektimin e pestë, vajza e një turisti 80-vjeçar kinez po ashtu të prekur nga virusi, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në Paris. Gjendja e 80 vjeçarit është kritike, thuhet, po ashtu edhe gjendja e një pacienti tjetër të infektuar është përkeqësuar. Edhe ky 31 vjeçar vjen nga Kina dhe po trajtohet me pacientin tjetër 80-vjeçar në mënyrë intensive me frymëmarrje artificiale. Jashtë Kinës janë njoftuar 50 raste infektimesh. Katër pacientë gjermanë po trajtohen në një klinikë në Mynih.

Symbolbild Corona-Virus
Vazhdojnë testimet laboratorike për virusin "Corona"Fotografi: picture-alliance/dpa/H. Punz

OBT thërret komisionin e emergjencës

Për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thirrur të enjten sërish mbledhjen e komisionit të emergjencës. Kreu i saj, Adhanom Ghebreyesus është shprehur me keqardhje për vendimin e javës së kaluar, që e klasifikoi rrezikun global të virusit si "të moderuar". Në të njëjtën kohë kreu i shtabit të emergjencës në OBT, Michael Ryan lëvdoi menaxhimin e krizës në Kinë. Fakti që jashtë vendit ka pak raste të infektimit është falë masave rigoroze që ka marrë Kina, tha Ryan.

Si reagim pas përhapjes së virusit, mjaft shoqëri fluturimi kanë ndërprerë fluturimet në Kinë. Lufthansa, Swissair, British Airways, United Airlines dhe shoqëria indoneziane Lion Air. Po ashtu edhe shoqëri të tjera fluturimi kanë bërë të ditur reduktimin apo ndërprerjen e fluturimeve në Kinë.

Mbyllen kufijtë dhe qendrat tregtare

Pas Mongolisë që mbylli të hënën kufirin me Kinë, edhe Kazakistani ka ndërprerë udhëtimet në vendin fqinj. Kurse shteti i Paqësorit, Papua Neuguinea nuk do të lejojë udhëtimet nga vendet aziatike. Vetë Kina me masa të forta përpiqet të kufizojë përhapjen e virusit. Në Vuhan rrugët janë boshatisur. Klubi i Futbollit CFA ka ndërprerë të gjitha ndeshjet në vend. Edhe koncernet e mëdha kanë marrë masa. Gjigandi i mobiljeve, IKEA ka njoftuar mbylljen e përkohshme të gjysmës së 30 filialeve. McDonalds i ka mbyllur të gjitha restorantët në provincën Hubei.

China Wuhan Leere Supermarkt Regale nach Coronavirusausbruch
Supermarkete bosh në VuhanFotografi: picture-alliance/AP Photo/Chinatopix

Ndërkohë shumë vende po marrin qytetarët e tyre nga Vuhan. Në Japoni mbërriti një avion me 210 japonezë që qëndronin në rajonin e Vuhanit. Më parë ishte evakuuar 206 japonezë. Tre kanë qenë të infektuar me virusin, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në Tokio. Edhe SHBA ka evakuuar qytetarët e saj nga Vuhani. 195 vetë u dërguan në bazën amerikane Riverside, ku duhet të qëndrojnë 72 orë në izolim. Gjermania ndërkohë përgatit evakuimin e qytetarëve të saj, 90 vetë nga Vuhani. Një avion i posaçëm i aviacionit luftarak do t'i sjellë ata ditët e ardhshme në Frankfurt.

 

 

la/ww/fw (afp, dpa)