1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Marrëveshja e Prespës

Ndonëse grindja për emrin midis Shkupit e Athinës është zgjidhur me emërtimin e ri Maqedonia e Veriut, Marrëveshja e Prespës nuk ka mundur t'i zgjidhë të gjitha tensionet kulturore mes njerëzve.

Maqedonia e Veriut duhet të kalojë në një radhë të ndërlikuar procesesh, për t'i përmbushur kushtet e kompromisit për emrin. Zyrtarisht Maqedonia e Veriut nuk lejohet të përdorë "Vergjinën-Diell", diellin e verdhë në sfondin blu, që përdoret si flamur edhe në veri të Greqisë dhe varet atje nëpër ballkonet e shtëpive. Greqia i sheh me dyshim përparimet. Shumë njerëz ndihen të ofenduar, kur shikojnë makina, në të cilat përdoret iniciali "MK", që ende nuk është zëvendësuar me "NMK".

Artikuj të tjerë