1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Marka është markë!

Eberhard Nembach29 Dhjetor 2006

5 vjet pas futjes së euros vetëm në Bosnjë ekziston marka e vjetër gjermane

https://p.dw.com/p/Ara5
Pamje nga Tuzla
Pamje nga TuzlaFotografi: DW

5 vjet pas futjes së euros vetem Bosnja e mban paranë e vjetër gjermane markën. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë ky vend e beri markën monedhen e tij. Nderkohe monedha zyrtare është K- Marka "konvertibilna marka" dhe qindarkat quhen "fening".

Ku mund të pish një birrë për 2 marka e pesedhjetë pesë vjet pas futjes së euros? Pergjigja në Sarajevë. Atje ka marka dhe fenigë, apo si quhen në Bosnjë feningë. Një klient blen një paketë cigare, dhe merr kusur gjithe ato feningë: "Nuk i kam qejf feningët, qindarkat prej bakri vetëm se të shpojnë xhepat. Deri para pak kohe mbaja vetëm euro, por nuk kishin të më kthenin. Sigurisht kur në televizion është fjala për ndonjë shumë në euro, atehere të gjithë ne këtu i bëjmë llogaritë në kokë dhe i kthejmë në marka." Një tjetër myshteri thotë: "Ne i besojmë markës sonë boshnjake", "marka është markë", fundja marka e vjetër gjermane dhe marka e re boshnjake kanë patur të njëjtën vlerë."

Kjo është e vertetë, "konvertibilna marka", si quhet zyrtarisht, është e konvertueshme, prandaj edhe u quajt keshtu, edhe ajo është e lidhur me euron, siç ishte dikur e lidhur me markën. Prandaj për gjermanet çmimet në Sarajeve është e thjeshtë të kuptohen dhe zgjojnë ndjenja nostalgjike. Kur ke dhënë për herë të fundit në Gjermani për një kafe me embelsirë tri marka? Shumë boshnjakë janë rritur me markën gjermane, sepse kanë qenë psh punëtorë të përkohshëm në Gjermani dhe sepse markën e sillnin turistët gjermanë në Jugosllavi. Nuk është çudi, që akoma sot gjen marka të kursyera. Edhe pse shumica janë kthyer tashmë në bankën federale gjermane, sic thotë profesori i ekonomisë Xhemal Xhonlagic.

"Kur marka gjermane u zevendesua nga euroja, njerezit në Bosnjë Hercegovinë i kthyen më shumë se 5 miliardë marka në bankën gjermane. Me sa di unë askund jashtë Gjermanisë nuk ka patur kaq shumë marka gjermane, Bosnja ishte si të thuash, nëna e dytë e markës gjermane. Nuk ka qenë rastësi, që Bosnjë-Hercegovina pas shkëputjes së përgjkashme nga Jugosllavia e quajti markën monedhen e vet dhe që prej vitit 1997 ishte e lidhur me markën gjermane. Kështu besimi tek paraja gjermane duhej të kalonte tek monedha e vendit."

Bosnjë-Hercegovina vazhdon të jetë një vend shumë i perçarë, simbolet e përbashketa duhet të sherbejnë, që njerëzit të ndjehen gjithnjë e më pak serbë, boshnjakë muslimanë, apo kroatë dhe më shumë qytetarë të një shteti të përbashket evropian. Prandaj monedhat dhe qindarkat janë të shkruara me germa latine si dhe me shkrimin e cirilic për serbet. Njerëzit në Bosnjë janë mesuar me paranë e tyre. Ata kanë besim tek monedha dhe marka boshnjake është një nder historitë e pakta të suksesshme të vendit të ri. Dhe ajo është edhe simbol për shpresat për të ardhmen. Dy markëshi që ka vlerën e një euroje, ka edhe pamjen e një monedhe një euro. Keshtu boshnjaket mund të mësohen edhe me euron, thotë profesor Xhonlagic.

"Euron e kemi zgjedhur si monedhe rezerve, marka jonë boshnjake është e lidhur me euron. Kjo ka një arsye të thjeshtë: Bosnjë-Hercegovina është vend evropian. Ka qëllime strategjike, që në të ardhmen të bëhet anëtar i BE. Dhe anëtarët e rinj duhet të fusin natyrisht edhe euron..."