Maqedoni: Partitë përgjojnë telefonat | Ballkani | DW | 26.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedoni: Partitë përgjojnë telefonat

Kryetar i Socialdemokratëve të ri Tito Petkovski akuzon katër partitë më të mëdha në vend për posedim të paisjeve për përgjim të bisedave telefonike dhe përdorimin e tyre që prej 2002

default

Kryetar i Socialdemokratëve të ri Tito Petkovski, në mbledhjen e komisionit parlamentar për siguri ku është shqyrtuar Ligji për policinë, ka akuzuar katër partitë më të mëdha në vend- VMRO-DPMNE-në,LSDM-n,PDSH-n dhe BDI-n, për posedim të paisjeve për përgjim të bisedave telefonike. Gjithnjë sipas Tito Petkovskit, partitë e lartë përmendura jo që posedojnë këtë paisje por të njëjtën e kanë përdorur që nga viti 2002.

“Në Maqedoni edhe më parë ka patur afera të përgjimeve telefonike, por ato ansjëherë nuk janë zbardhur. Është vështirë të locohet se ku gjenden paisjet për përgjim, ato shumë lehtë mund të dislocohen,” ka deklaruar Tito Petkovski, kryetar i socialdemokratëve të ri, parti kjo e cila gjendet në koalicionin qeveritar.

Shpallja e kësaj afere ka shkaktuar shqetësime të mëdha tek partitë opozitare. Partia liberal demokrate ka inicuar formimin urgjent të një komsioni anketues parlamentar i cili do të merrej me këtë aferë.

“Tito Petkovski është i obliguar që për këtë aferë t'i informojë edhe organet kompetente për zbardhjen e aferës të përgjimeve. Nëse partitë disponojnë me paisje për përgjim, ato jo vetëm moralisht por edhe penalisht duhet të përgjigjen para institucioneve shtetërore,” thotë Andrej Zhernovski nga partia liberal demokrate.

Partia VMRO- Popullore që moti ka dyshuar që përfaqësues dhe aktivist të saj janë përgjuar nga kundërshtarët e tyre politik. Zëdhënësi i kësaj partie, Alleksandar Georgiev: “Publikimi i aferës nga një politikan i cili vite me radhë ka qënë në strukturat më të larta udhëheqëse të një partie në pushtet ka një rëndësi të veçantë. Tito Petkovski duhet deri në fund ta zbardh këtë aferë meqë ministrat e tij gjenden në Qeverinë aktuale.”

Sipas kryetarit të Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov, i cili më parë ka ushtruar postin e Ministrit të punëve të brendshme, sistemet e përgjimit duhet t'i posedojë vetëm Ministria e mbrojtjes, ajo e policisë dhe Agjencia për kundërzbulim. Është e patolerueshme që partitë politike të posedojnë paisje për përgjim. Nëse janë përgjuar bisedat telefonike nga operatori fiks dhe ai mobil, këtë gjë është dashur ta dijë Ministria e punëve të brendëshme. Pse nuk janë marrë masa konkrete, dikush duhet të përgjigjet, thotë Pavle Trajanov.

Partitë e akuzuara për posedim të paisjeve për përgjim, kanë demantuar se posedojnë sisteme të tilla. Përfaqësues nga BDI-ja thonë se deri në vitin 2001 ata kanë poseduar sistem për komunikim i cili ka qënë në kuadër të ish shtabit të përgjithshëm të UÇK-së. Por pas vitit 2oo1 kjo paisje është shkatëruar, thonë ata.

Ministrja e punëve të brendëshme Gordana Jankullovska, ka thënë se të gjitha informacionet lidhur me afarën e përgjimeve janë duke u shqyrtuar. Ndërkaq, nga prokuroria publike nuk është ndërmarrë asnjë masë, veprim ky që ka shkaktuar revoltë tek opinioni i brendshëm.

  • Data 26.10.2006
  • Autor Fatos Musliu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arbe
  • Data 26.10.2006
  • Autor Fatos Musliu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arbe
Reklamë