Maqedoni: Kuvendi nuk ja merr besimin qeverisë | Ballkani | DW | 08.06.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedoni: Kuvendi nuk ja merr besimin qeverisë

Pas një debati tejet të ashpër midis deputetëve të pozitës dhe opozitës në Parlamentin e Maqedonisë, vonë pas mesnate, inerpelanca e socialdemokratëve për votbesimin e Qeverisë Gruevski nuk pati sukses

Parlamenti maqedonas

Parlamenti maqedonas

Debati në Parlamentin e Maqedonisë për interpelancën e socialdemokrtatëve opozitar për votbesimin e qeverisë i cili përfundoi në mesnatë, u karakterizua me akuza dhe kundërakuza, me vlerësime pro dhe kontra asaj që ka realizuar kjo qeveri dhe qeveritë e kaluara, më zënka të ndara në baza etnike. Për mosbesimin e Qeverisë kanë votuar 43 deputetë, kundër 65.

"Konstatoj se Kuvendi nuk i shprehu mosbesim qeverisë"- ka deklaruar kryeparlamentari Lubisha Georgievski.

Debatin në parlament në emër të Lidhjes Social Demokrate e hapi deputeti Igor Ivanovski, sipas të cilit Qeveria e kryeministrit Gruevski, është duke shkaktuar tensione politike në vend, është duke prishur imazhin ndërkombëtar të vendit, ajo nuk ka sjellë përparim ekonomik dhe as mirëqënie për të gjithë qytetarët e vendit. Poashtu, sipas opozitës qeveria Gruevski është duke e lëkundur shtyllën kryesore të vendit, marrëdhëniet ndëretnike dhe është duke e larguar vendin nga proceset eurointegruese. Gjithnjë sipas Ivanovskit, gjatë 9 muajve të kaluar, kemi patur qeveri të paaftë,e cila nuk ka kapacitet që të përballet me problemet ekonomike, sociale, politike e diplomatike dhe mu për këtë, qeveria Gruevski duhet të largohet, vlerson Igor Ivanovski

Por, sipas deputetëve të PDSH-së dhe VMRO-DPMNE-s pozitare, interpelanca e kërkuar në prag të qëndrimit të presidentit amerikan Xhorxh Bush në rajon dhe Samitit të NATO-s në Ohër, është veprim kundërshtetëror dhe kundërkombëtar.

Por i këtij mendimi nuk ishte deputeti i BDI-së Xhevat Ademi. Ai kishte një sërë vërejtjesh për lëshimet e Qeverisë Gruevski: " Pse zoti Gruevski shkel mbi sovranitetin e qytetarit shqiptar. Shumica e qytetarëve shqiptar pyesin- nëse sovraniteti dhe legjitimiteti i qytetarit maqedonas buron nga vota e tij , kush ua dha të drejtën që ju të vendosni për sovranitetin e shumicës së qytetarëve shqiptarë " ka deklaruar Xhevat Ademi deputete i BDI-së.

Menduh Thaçi nga PDSH-së tha se marrëveshja Ahmeti- Gruevski nuk mund të jetësohet.

" Marrëveshja të cilën e përmendni , mund të jetë funksionale vetëm nëse katër forcat politike më të mëdha parlamentare në Maqedoni siq është PSDH, LSDM, VMRO-DPNE dhe BDI bien dakordë, përndryshe ajo marrëveshje nuk do të jetë funksionale," ka vlerësuar Menduh Thaqi

Tridhjetë minuta para mesnate, kryeminsitri Nikolla Gruevski mbrojti veprimet e deritashme të kabinetit të tijë. Sipas tij, qeveria me sukses i ka realizuar reformat në sistemin tatimor, arsim e shëndetësi, ka sjellë investitorë të jashtëm, është shtuar eksporti, ka patur sukses në dailogun politik,

" Ju e patët shansin por nuk ditët ta shfrytëzoni dhe këtu qëndron problemi juaj ne shansin dijmë ta respektojmë dhe e shfrytëzojmë"-tha kryeministri Gruevski në përmbyllje të kësaj interpelance.

Deputeti i opozitës social- demokrate Vlado Buckovski ishte i mendimit se gjatë votimit të inerpelancës është bërë shkelje e rregullores me ç`rast janë vjedhë gjashtë vota të deputetëve opozitarë. Sipas Buckovskit këtë radhë kabineti Gruevski shpëtoi, por kur në rend dite do të vijë inerpelanca e radhës Gruevski duhet të mendojë mirë se a do ta ketë shumicën parlamentare, thotë Buckovski.

  • Data 08.06.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUU
  • Data 08.06.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUU
Reklamë