1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Macroni dhe Franca

Rimarrje kontrolli. Kjo është ajo për të cilën flitet. Macroni kërkon sovranitet jo vetëm në fusha si siguria dhe mbrojtja, por edhe në infrastrukturën digjitale. Franca e ka humbur prioritetin përballë SHBA dhe Kinës.

Është një thirrje zgjimi për më shumë guxim evropian. Po, për më shumë fantazi evropiane. Francën Macron e sheh në krye të këtij procesi, si forcën shtytëse. Për të kjo është pjesë e arsyes së ekzistencës së shtetit: shtetet, sipas Macronit, janë kalimtare, "po të mos ndërhyjmë, eleminojmë veten", paralajmëron ai. Zhgënjimi i Francës që Gjermania nuk i është përgjigjur thuajse asnjërit prej propozimeve të tij reformatore për një zgjim të ri evropian, është ende i madh.