1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Luftë për pushtet në Venezuelë: Afrika në mëdyshje

2 Mars 2019

Komuniteti ndërkombëtar është i përçarë sa i përket krizës së Venezuelës. Në Këshillin e Sigurimit të OKB dy projektrezoluta nuk i morën votat, sepse vendet e Afrikës nuk duan të pozicionohen.

https://p.dw.com/p/3ELgD
Politische Krise in Venezuela - UN-Sicherheitsrat
Fotografi: picture-alliance/dpa/S. Wenig

Cila është përgjigja e duhur ndaj krizës së Venezuelës? Ditën e enjte kjo ishte pyetja me të cilën u mor Këshilli i Sigurimit të OKB në Nju Jork. Rusia dhe SHBA sollën secila nga një projektrezolutë. SHBA kërkojnë zgjedhje të lira dhe futjen pa pengesë të ndihmave. Nëntë vende, mes tyre edhe Gjermania e përkrahën këtë nismë. Afrika e Jugut nuk e përkrahu këtë plan, po ashtu si Rusia dhe Kina. Ato votuan për propozimin rus, i cili nuk pranon asnjë lloj ndërhyrjeje në çështjet e brendshme të Venezuelës. Kjo ide u votua po ashtu nga Guinea Ekuatoriale, por megjithatë nuk mori numrin e nevojshëm të votave.

Prej javësh në Venezuelë ka shpërthyer lufta për pushtet midis kryeministrit autoritar, Nicolas Maduro dhe udhëheqësit të opozitës Juan Guaidó, i cili e ka emëruar veten president të përkohshëm të vendit. Ekonomia është shkatërruar, varfëria është në rritje. Gjithnjë e më shumë njerëz drejtohen për tu larguar në vendet fqinjë. 

Saleh Kebzabo
Saleh Kebzabo, ÇadFotografi: Dariustone Blaise

Çështje legjitimiteti

Henning Suhr, drejtor i zyrës për Afrikën e Jugut në Fondacionin Konrad Adenauer, ka qenë aktiv në Venezuelë nga 2013 deri më 2017. Qeveria nuk i respekton vendimet e parlamentit, thotë ai në një intervistë me Deutsche Wellen. Parlamenti duhet të vendoste mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por nuk e bëri këtë. Prandaj parlamenti e quan ilegale vazhdimin e qëndrimin në pushtet të Maduros, edhe për një mandat të ri, shpjegon Suhr. 

Kurse Saleh Kebzabo e quan këtë argument si ekzagjerim. "Ky është vetëm pretekst i fuqive të mëdha, të cilat shohin vetëm për interesat e tyre," thotë kryetari i opozitës së Çadit në bisedë me Deutsche Wellen. Edhe komuniteti i vendeve në jug të Afrikës, (SADC) mbështet Maduron. DIsa vende u munduan "të rrëzonin qeverinë e zgjedhur demokratike," thotë presidenti i Namibias, Hage Gengob, i cili drejton po ashtu SADC, deri më 11 shkurt.

Vende të tjera qëndrojnë të rezervuara. Vetëm Afrika e Jugut (që është pro Maduros) dhe Maroku, (që është pro Guaidos), kanë folur deri tani. Guinea Ekuatoriale votoi në Këshillin e Sigurimit për projektin rus, por abstenoi në votimin për projektin amerikan. Bregu i Gjirit të Fildishtë, që ndodhet aktualisht në Këshillin e Sigurimit, abstenoi të dy herët.

Kamerun Präsidentschaftswahlen Kandidat Maurice Kamto
Maurice Kamto, KamerunFotografi: Reuters/Z. Bensemra

Heshtje e vendeve afrikane

Seidik Abba, nuk çuditet për këtë. Shumë vende nuk do të tregonin hapur pozicionin e tyre, sepse "nuk duan që të durojnë nga pas zemërimin e partnerëve europianë, apo perëndimorë, që kanë votuar për palën tjetër," thotë për Deutsche Wellen redaktori i gazetës "Le Monde Afrique".

Shumë vende afrikane kanë lidhje historike me Venezuelën. Një seri lëvizjesh të rezistencës afrikane gjatë Luftës së Ftohtë u përkrahën nga vende e tjera socialiste, në rastin e Angolës për shembull nga Kuba, e cila ndihmoi konkretisht me ushtri. Këto lidhje ideologjike ekzistojnë deri më sot, mendon Henning Suhr. Edhe Venezuela është nga kampi socialist.

Përveç kësaj pararendësi i Maduros, Hugo Chavez i ka pas përkrahur vendet afrikane. "Venezuela ka qenë prodhuese nafte dhe ka ndihmuar me naftë vendet afrikane në kuadër të solidaritetit. Kështu i ka falur Venezuela sasi të mëdha nafte Nigerisë, Malit dhe madje Beninit," thotë Seidik Abba. Në këtë periudhë janë përkrahur nga qeveria e Chavezit edhe shumë aktorë nga shoqëria civile. Megjithëse ky angazhim nuk ka vazhduar nga Maduro, shumë aktivistë ndihen të detyruar ndaj qeverisë socialiste të vendit amerikano-latin.

Kongo nach den Wahlen Martin Fayulu
Martin Fayulu, KongoFotografi: picture-alliance/dpa/J. Delay

Kute të ndryshme?

Henning Suhr mendon se pas kësaj kemi të bëjmë me një lloj antiimperializmi dhe antiamerikanizmi. Që edhe partitë në pushtet në Afrikën e Jugut përkrahin Maduron ka të bëjë me një vendim të qartë politik, gjë që është çudi. Sepse në Venezuelë sundon një regjim i padrejtë, thotë Suhr. "Ka shumë refugjatë politikë. Shumica e popullsisë vuan. E vetmja gjë ku mund të mbështetet Maduro është aparati i sigurimit. Në fund të Apartheidit ka qenë e njëjta gjë edhe tek ne."

Seidik Abba, kritikon masat e ndryshme me të cilat vendet perëndimore vlerësojnë krizat në Afrikë dhe luftën për pushtet në Venezuelë. Si shembull ai merr zgjedhjet presidenciale në Republikën Demokratike të Kongos, në fund të dhjetorit 2018. Sipas të dhënave zyrtare, ka fituar kandidati i opozitës Félix Tshisekedi. Kisha katolike që ka shumë influencë në vend dhe shumë vëzhgues mendojnë se kandidati i opozitës, Martin Fayulu është ai që i ka fituar vërtet zgjedhjet. Por edhe këtu kemi të bëjmë me mbrojtjen e demokracisë, thotë Abba. Vetëm se për këtë rast perëndimi qëndron i rezervuar. "Është e vetëkuptueshme, se si Guiado mund të mbrojë Venezuelën, por jo Martin Fayulu-n në Kongo ose Maurice Kamto në Kamerun."