1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Lindja e Mesme - Zgjidhje me dy shtete

Gjermania nuk e njeh Palestinën si shtet, por sheh zgjidhjen me dy shtete si bazë për paqen në Lindjen e Mesme. 137 shtete e kanë njohur deri tani Shtetin e pavarur Palestinez, por Gjermania jo.

137 shtete e kanë njohur deri tani Shtetin e pavarur Palestinez, mes tyre Vatikani dhe Republika Arabe e Saharasë. Shumica e vendeve europiane, po ashtu si Gjermania i shohin autoritetet autonome me seli në Ramallah si përfaqësues legjitim të palestinezëve, por jo si shtet. Kështu që marrëdhëniet zhvillohen nëpërmjet delegacioneve dhe misioneve dhe jo nëpërmjet ambasadave.