1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lindi England shpallet fajtore

Linda Staude27 Shtator 2005

Ajo konsiderohet figura qëndrore e skandalit të burgut irakian Abu Graib. Në fotografitë e publikuara, ushtarja e re pozon përkrah të burgosurve të keqtrajtuar irakian.

https://p.dw.com/p/AqiZ
Ushtarja amerikane Lindi England
Ushtarja amerikane Lindi EnglandFotografi: dpa

Kolegjit të Gjyqit Ushtarak, iu deshën dy orë për të marrë vendimin ndaj Lynndie England. Ajo u shpall fajtore në pothuaj të pesë pikat e aktakuzës, fajtore për pjesëmarrje në komplot, fajtore për sjellje të pamoralshme si dhe fajtore për keqtrajtimin e të burgosurve.

Ushtarja 22 vjeçare, e cila u bë figurë kryesore në skandalin e keqtrajtimeve barbare në burgun Abu Graib , doli për herë të dytë para gjyqit. Procesi i parë kundër saj, u mbajt në maj të vitit 2005, ku ajo morri dënim të butë, meqenëse ka qënë, sipas saj, e bindur se urdhërat duheshin zbatuar, që do të thotë se ajo nuk ka qënë e vetëdijshme për atë që ka bërë, prandaj nuk e pranon fajin. Mirëpo, ish i dashuri i saj Charles Graner - shkaktari kryesor i skandalit, i dënuar me dhjetë vjet heqje lirie u ftua si dëshmitar dhe kundërshtoi me forcë deklaratën e saj lidhur me ngjarjen famëkeqe.

Në pjesën e dytë të procesit gjyqsor, pala mbrojtese nuk pati zgjidhje tjetër veçse të vazhdonte përpjekjet për të dëshmuar pafajësinë e të akuzuarës, Lindi England. Avokati ushtarak Jonathan Crisp, në pretencen përmbyllëse argumentoi se klientja e tij, në të vërtet ka shoqëruar Carls Grener, dhe duke qenë e pazonja për të kundërshtuar të dashurin e saj, ajo ka bërë gjithë çfarë i është kërkuar.

Mirëpo, aktakuza tregon krejt të kundërtën : "e paditura e dinte çfarë bënte" - tha akuzuesi kryesor Chris Graveline, i cili si dëshmi ofroi fotografitë e publikuara, ku shihet Lynndie England me një cigare në cep të buzës, duke treguar me të qeshur gjenitalet e një të burgosuri si dhe fotografia më e njohur, ku me një litar qeni tërheq zvarrë një të burgosur të lakuriquar. "Ajo është tallur dhe ka qeshur. Ajo ka marrë pjesë në keqtrajtime për të kënaqur dellin e saj të sëmurë për humor" - argumentoi Graveline.

Pikërisht këtë ka thënë Lynndie England kur është kontrolluar nga ushtria, në janar të vitit 2004, se i ka munduar të burgosurit që të argëtonte personelin e rojeve në Abu Graibin. Argumente, me të cilat të pesë të betuarit u bindën më në fund.

Pas shpalljes së fajësisë , të pesë oficerët vet u desh të vendosin për masën e ndëshkimit të të paditurës Lindi England, së cilës i kërcënohet dënimi me dhjetë vjet heqje lirie.