Lamtumirë 2006! | Studimi në Gjermani | DW | 29.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Lamtumirë 2006!

Gjendja ekonomike dhe pritjet nga viti 2007 janë ndër temat kryesore që kanë tërhequr vëmendjen e komentatorëve të sotëm gjerman.

default

Lidhur me gjendjen e përmirësuar ekonomike në Gjermani, gazeta e Mynihut «Süddeutsche Zeitung» pohon:
"Jo, rritja ekonomike nuk ka ardhur për shkak të qeverisë zi e kuq, por përkundër saj. Megjithatë askush nuk e pengon kancelaren Angela Merkel që këtë rritje ta pamerituar ekonomike ta eksploatojë për vete dhe ta shfrytëzojë si një shans politik për vazhdimin e përmirësimit të gjendjes. Eshtë e mundur që ky është edhe qëllimi i kancelares, por zhvillimet e fundit në Berlin të bëjnë të dyshosh se dëshira dhe rruga ende janë larg mes vete. Do të ishte shumë keq në qoftë se CDU, CSU dhe socialdemokratët besojnë se vet qeverisja e përbashkët ka sjellë deri tek rritja ekonomike", pohon komentatori i «Süddeutsche Zeitung». E përditshmja «Badische Zeitung» e Frajburgut është e mendimit se megjithë rritjen ekonomike gjatë këtij viti, Gjermania do ta ketë vështirë të stabilizohet në krye të eksportuesve botëror.
"Duhet kaluar dhe vite të vështira për t'u etabluar në vendin e parë të eksportuesve. Rrogat, procesi i reformave, diskutimi për arsimin dhe zhvendosja e sipërmarrjeve në vendet me fuqi më të lirë puntore mbeten parakushtet kryesore për një sukses të këtillë. Mirëpo është me rëndësi që të kesh para syshë edhe aspektin social, sepse është me rëndësi që në këtë rrugë të kesh sa më shumë njerëz. Për fat të mirë, papunësia po zvoglohet, njëheri edhe frika nga ardhmëria. Pra, Gjermani vazhdo kështu", sugjeron «Badische Zeitung».
Po cfarë duhet që kjo rrugë të përshpejtohet?, pyet komentatori i gazetës që botohet në Dyseldorf «Westdeutsche Zeitung» dhe përgjigjet:
"Nga politika mund të presim që së paku ta zvoglojë prodhimin e budallallëqeve. Në rastin më të mirë pritet që kuatat e larta të proshimit burto t'i investojë në hulumtime dhe arsimj. Sipërmarrjet duhet të kenë kujdes për vazhdimin e punësimit. Në sektorët e suksesshëm pritet rritja e rrogave, ndërsa në të tjerat puntorët edhe më tej do të përpiqen ta shtojnë produktivitetin dhe të jenë konkurrent në treg", mendon komentatori i «ëestdeutsche Zeitung».
Ndërkohë që «General-Anzeiger», e cila botohet në Bon, lidhur me pritjet nga viti i ardhshëm në radhë të parë nxjerrë mesazhet globale.
"Në kohën e ndërrimit të motmoteve, bota pret presidenti amerikan Xhorxh Bush të deklarohet për ardhmërinë e politikës së tij të jashtme. Vështirësitë janë të qarta, prandaj pritet që t'i thotë lamtumirë politikës së dështuar. Befasitë nuk përjashtohen, por në Shtëpinë e Bardhë duhet të kuptohet se nuk është koha e njëjtë sikur në periudhën kur Bush erdhi në postin e presidentit, mendon "General Anzeiger".
Me ngjarjet e vitit 2006 dhe pritjet nga viti i ardhëshëm merret edhe komentatori i «Leipziger Volkszeitung».
"Në kohën e ndërrimit të motmoteve po mbretëron një gjendje shumë kundërthënëse: pasiguria, mosbesimi dhe mungesa e perpsketivës janë elementet që mbizotërojnë në Gjermani, ndonëse në ekonomi janë shënuar rezultate më të mirë. Megjithatë, optimizmi nuk ndjehet pothuajse fare. A thua me të vërtetë disponimi është më i keq se gjendja? Të dyja këto janë të vërteta. Kjo për faktin se pritjet nga politika kanë mbërritur nivelet më të ultë. Në koalicion janë dy parti të cilat nuk i përshtaten njëra tjetrës, ndërkohë që shumë gjëra duhet nxjerrë në rrugë të drejtë. Në këtë kuptim, presidenti Horst Köhler sërish do të ketë nevojë t'a kritikojë qeverinë", pohon «Leipziger Volkszeitung», e cila botohet në lindje të Gjermanisë. Plotësisht qëndrime të kundërta ka komentatori i gazetës Bild.
"Ishte ky një vit i jashtzakonshëm për Gjermaninë", konstaton ai dhe vazhdon: "Sipërmarrjet kanë bërë që më në fund të ndryshojë gjendja ekonomike. Me milionë ta papunë sërish shpresojnë se do të gjejnë vende pune. Euroja mbeti stabile dhe është bërë monedha më e rëndësishme në botë. Partitë popullore kanë bashkëpunuar mirë, megjithë vështirësitë e shumta. Kombëtarja gjermane dhe miliona simpatizantë të futbollit kaluan një verë të mrekullueshme. Ishte kampionati më i mirë i të gjitha kohërave dhe reklama më e mirë për Gjermaninë. Adio 2006! Ishte një vit me të vërtetë i mirë për Gjermaninë."

  • Data 29.12.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArmK
  • Data 29.12.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArmK