1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeqytetet kulturore të Evropës për vitin 2021 anulohen

1 Janar 2021

Novi Sadi, Kaunas në Lituani dhe Esch an der Alzette do të ishin Kryeqytetet evropiane të Kulturës 2021. Por Corona i prishi planet.

https://p.dw.com/p/3nOPq
Bildkombo Kulturhauptstädte 2020 | Galway und Rijeka
Galway dhe Rijeka

Rijeka në Kroaci dhe Galway në Irlandë, që janë mbajtëse të këtij titulli për vitin 2020, mund ta mbajnë titullin deri më 30 prill 2021.

Qytetet që ishin parashikuar si kryeqytete kulturore të Evropës për vitin 2021 do të bëhen të tilla në vitin 2022. Kurse Timișoara dhe Elefsina do të jenë kryeqytete kulturore të Evropës në vitin 2023.

Serbien Novi Sad an der Donau Festung Petrovaradin
Simboli i Novi Sadit, kalaja Petrovaradin, që gjendet në kodrën mbi lumin Danub.Fotografi: Werner Otto/imago images

Në vitin 2022 kryeqytete kulturore të Evropës do të jenë Novi Sadi në Serbi, Kaunas në Lituani dhe Esch an der Alzette në Luksemburg.

Bildgalerie EU-Osterweiterung II: Litauen
KaunasFotografi: dpa

Kurse në vitin 2023 kryeqytete kulturore të Evropës do të jenë Elefsina në Greqi dhe Timișoara në Rumani.